LAJMI I FUNDIT:

MKRS-ja sivjet mbështeti FFK-në me 300 mijë euro

MKRS-ja sivjet mbështeti FFK-në me 300 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë ditës së sotme ka takuar nënkryetarin e parë të FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e saj, Eroll Salihu me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e MKRS-së dhe Federatës për vitin 2016.

Përmes një komunikatë Zyra për informim e FFK-së ka njoftuar se ministri Shala u interesua për ecurinë e Memorandumit me FFK-në, meqë MKRS-ja parasheh që në vitin 2016 të nënshkruajë memorandum për tërë vitin, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij viti MKRS-ja ka ndihmuar FFK-në me rreth 300 mijë euro, përveç ndihmave të tjera në infrastrukturë, transmeton Koha.net.

Në komunikatë thuhet se delegacioni i FFK-së e vlerësoi lartë praktikën e memorandumeve, sepse nëpërmjet tyre janë krijuar lehtësira për funksionim e federatave.


Ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit të FFK-së u bisedua veçmas procesi i anëtarësimit të FFK-së në UEFA.

Dy palët u dakorduan për nevojën e mobilizimit sa më të gjerë, ndërsa ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar FFK-në këtë proces tepër të rëndësishëm për futbollin e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori