LAJMI I FUNDIT:

Mkhitaryan pas fitores ndaj Milanit: Interi nuk mendon për finalen e Ligës së Kampionëve

Mkhitaryan pas fitores ndaj Milanit: Interi nuk mendon për finalen e Ligës së Kampionëve

Henrikh Mkhitaryan mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes nga UEFA” pas fitores 2-0 të Interit ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët dominuan derbin e parë evropian që nga viti 2005, duke siguruar një fitore të madhe në ndeshjen e parë.

Armeni shënoi golin e dytë për Nerazzurrët pas vetëm 11 minutash.


“Që në minutën e parë, ne patëm këtë uri ekstreme për të fituar ndeshjen, të cilën e dëshmuam në pjesën e parë”.

“Ne e kontrolluam më shumë lojën pas pushimit dhe i përgëzoj shokët e skuadrës, por puna nuk ka përfunduar, kemi një ndeshje të madhe që na pret javën e ardhshme”, ka thënë Mkhitaryan.

Armendi thotë se është dashur të shënonin më shumë dhe të luanin ndeshjen e dytë javën e ardhshme me një avantazh edhe më të madh.

“Ne patëm shanset për të shënuar më shumë gola, për fat të keq duhet të jemi të kënaqur me dy dhe të shpresojmë të shënojmë më shumë në ndeshjen e dytë”.

“Finalja? Nuk dua të mendoj për këtë, ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës dhe më pas do të shohim nëse do të arrijmë në finale apo jo”, deklaroi Mkhitaryan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori