Artistët australianë të tatuazheve kanë zbuluar nëse burrat apo gratë e përballojnë më mirë dhimbjen.

Në videon prej 30 sekondash, dy nga tre pajtohen se janë gratë.


"Vajzat me siguri - nuk kemi nevojë as ta diskutojmë këtë. Vajzat po bëjnë shumë më mirë se meshkujt", thotë me të qeshur mjeshtri i parë. Pastaj një artiste femër jep të njëjtin mendim "100 për qind gratë. Për disa arsye, ato e durojnë dhimbjen më shumë se burrat".

Megjithatë, një artist i tretë tatuazhesh mendon ndryshe. Ai beson se kjo ndryshon nga personi në person dhe nuk bazohet domosdoshmërisht në gjini.

@markdtattoo

Who do you think sits better getting a tattoo? #tattooartists #tattootiktoks #tattooartistsoftiktok #sydneytattoo

"Shumë thonë gratë, por kjo është individuale. Varet nga individi", shpjegoi ai.

Në vetëm një ditë, video mblodhi 1.2 milion shikime dhe qindra dhanë mendimin e tyre për këtë temë.

Pavarësisht besimit popullor se gratë e përballojnë dhimbjen më lehtë, hulumtimet kanë treguar se burrat në fakt tregohen më të fortë. /Telegrafi/