LAJMI I FUNDIT:

Mjekja Eva Carneiro fitoi miliona euro pas shkarkimit nga Chelsea – ajo sot është pronare e një klubi anglez të blerë me paratë e fituara nga Blutë e Londrës

Mjekja Eva Carneiro fitoi miliona euro pas shkarkimit nga Chelsea –  ajo sot është pronare e një klubi anglez të blerë me paratë e fituara nga Blutë e Londrës

Shtatë vjet më parë, Eva Carneiro, 48 vjeç, pati një debat me Jose Mourinhon, kur ajo ishte fizioterapiste në Chelsea.  Pas këtij episodi, ajo humbi punën, por pas procesit gjyqësor i është paguar dëmshpërblim miliona euro për shkarkimin.

Sot ajo është pronare e një klubi futbolli anglez dhe ndihmon në drejtimin e spitalit për Kupën e Botës në Katar.

Në vitin 2016, Carneiro ngriti një padi kundër Chelseat dhe Jose Mourinhos për kritikat e portugezit, duke e quajtur atë një “vajzë të ndyrë” sepse ajo vrapoi në fushë për të ndihmuar Eden Hazardin pa lejen e gjyqtarit për ndeshjen kundër Swansea, e cila u luajt në “Stamford Bridge” dhe përfundoi me rezultatin 2-2.


Pas kësaj, Carneiro u hoq nga ekipi i parë, dhe më pas u largua nga klubi.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se sa para i kanë paguar mjekes , Chelsea dhe Mourinho, duket qartë se bëhet fjalë për një shifër milionëshe (flitet dikur mbi 6 milionë euro), pasi më parë ajo ka refuzuar marrëveshjen jashtëgjyqësore në shumën prej 1.2 milionë funte (1.4 milion euro).

Me paratë e “fituara” ajo tani është kthyer në futboll, këtë herë si investitore në ligën e ulët te Lewes FC.

Gjithashtu, Carneiro po bashkëpunon me Spitalin e Ortopedisë dhe Mjekësisë Sportive Aspetar në Katar përpara Kupës së Botës të këtij viti.

E gjithë kjo tregon qartë një kthesë të madhe në jetën e ish-mjekes së Chelseat, e cila u bë e famshme pas incidentit me Mourinhon dhe sot është një grua që ka bërë emër në botën e futbollit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Ndërkombëtare
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori