LAJMI I FUNDIT:

Mjekët pezullojnë grevën e paralajmëruar

Mjekët pezullojnë grevën e paralajmëruar

Gjykata Kushtetuese me anë të një njoftimi ka treguar se ka pezulluar deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga.

Menjëherë pas kësaj, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me anë të një njoftimi kishte marr vendim që të hyjnë në grevë.

Por, sot FSSHK njofton se ka pezulluar grevën e paralajmëruar.


“Pas raportimit nga ana e Këshillit Qendror Grevist të FSSHK-së u konstatua se Greva e Përgjithshme e mbajtur me datë 13.12.2019 në të gjitha institucionet shëndetësore të nivelit parësor, dytësor dhe tretësor ka kaluar me sukses dhe pas asnjë ekses të cilin vlen ta përmendim, përveç në disa raste të cilat janë bërë publike gjatë ditës së Grevës. Anëtarët e Këshillit Drejtues diskutuan edhe për hapat e mëtutjeshëm të cilat pasojnë pas Grevës, ku njëzëri vendosën që të PEZULLOJNË Grevën deri në marrjen e Vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së, përcjell Telegrafi.

Pezullimi i Ligjit për Paga ngjall reagime politike dhe veprime sindikale
Lexo po ashtu Pezullimi i Ligjit për Paga ngjall reagime politike dhe veprime sindikale

Njoftimi i plotë i FSSHK

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se me datë 16.12.2019 në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues diskutoi në lidhje me mbarëvajtjen e Grevës së Përgjithshme dhe veprimet sindikale pas saj.

Pas raportimit nga ana e Këshillit Qendror Grevist të FSSHK-së u konstatua se Greva e Përgjithshme e mbajtur me datë 13.12.2019 në të gjitha institucionet shëndetësore të nivelit parësor, dytësor dhe tretësor ka kaluar me sukses dhe pas asnjë ekses të cilin vlen ta përmendim, përveç në disa raste të cilat janë bërë publike gjatë ditës së Grevës.

Anëtarët e Këshillit Drejtues diskutuan edhe për hapat e mëtutjeshëm të cilat pasojnë pas Grevës, ku njëzëri vendosën që të PEZULLOJNË Grevën deri në marrjen e Vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.

Gjithashtu anëtarët e Këshillit Drejtues morën vendim që të ndërmarrin të gjitha hapat ligjor në pajtim me legjislacionin pozitiv të vendit si dhe duke i konsultuar edhe instancat vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të përshpejtimit të vendimit brenda afatit ligjor kushtetues të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë punëtorëve shëndetësor pa dallim,unitet të plotë (të iu shmangen manipulimeve politike) gjatë këtij procesi duke e ritheksuar se ne mbrojmë parimin institucional të vendimeve dhe se FSSHK në asnjë rrethanë nuk interferon në Gjykatën Kushtetuese të vendit apo të vendimeve të saj, por fuqishëm besojmë se duke i parë rrethanat e krijuara do të merr vendim në favor të punësuarve të pakënaqur respektivisht punëtorëve shëndetësor.

Falënderojmë popullatën për respektimin e Grevës, njëherë bëjmë apel se nëse dikush mendon se beteja është humbur, por, FSSHK luftën nuk e ka humbur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori