Site icon Telegrafi

Mjalti rridhte mureve, nga hojet e bletëve të egra në tavan (Foto)

Pronarët e një shtëpie që ndodhet në Leicestershire të Anglisë, janë befasuar kur kuptuan se masa e ngjitshme që rridhte nëpër mure ishte mjaltë.

Tavani i objektit të ndërtuar në shekullin e 18-të, ishte mbushur me bletë të egra, që kishin krijuar hojet dhe jetonin aty për një kohë, transmeton Telegrafi.

Hojet që u gjetën në tavan

Në këtë shtëpi kanë shkuar disa bletarë të zonës, të cilët i kanë larguar insektet pasi t’i kenë trullosur me tym.

Shtëpisë së vjetër i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa kompania e sigurimeve nuk do të kompensojë asgjë, sepse nuk parashihet si dëm i mundshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version