LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis nuk e ftoi në takimin në Athinë, Rama: S’e marr personale, por s’do veproja si ai

Mitsotakis nuk e ftoi në takimin në Athinë, Rama: S’e marr personale, por s’do veproja si ai

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me vendimin e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për të mos e ftuar në mbledhjen me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Athinë.

Në një intervistë me dhënë për median greke “Kathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadhopulos, Rama është shprehur se nuk merr për personale asnjë vendim politik, ndërsa shton se nuk do të vepronte si Mitsotakis.

“Kam mësuar në jetë se të ndihesh i ofenduar personalisht nuk është diçka e mirë. Kur bëhet fjalë për politikën, ka vendime që mund të bëjnë keq, politika është një bishë e rrezikshme. Mund të të tërheqë poshtë, jo nuk jam i ofenduar. Thjesht nuk duhet të bënte atë që bëri. As nuk e imagjinoj që në një situatë të njëjtët të bëja të njëjtën gjë. Të lidhet me këtë qëllim të madh për të dërguar një mesazh mua, Shqipëria, çfarëdo rëndësie ka Greqia, nuk është kjo mënyra. Miqtë duhet të përballen me njëri-tjetrin të përpiqen që të kuptohen, të flasin. Kyriakos ishte një mik që e pëlqeja dhe akoma është një mik që e pëlqej. Kyriakos do të jetë gjithmonë mik”, – tha Rama.


Kryeministri foli edhe për çështjen “Beleri”, teksa u shpreh se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit.

“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian” – tetë pikat e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Athinë nga liderët e Ballkanit
Lexo po ashtu “Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian” – tetë pikat e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Athinë nga liderët e Ballkanit

Intervista e plotë:

Lexova në biografinë tuaj se nëna juaj është nga fshati Vuno i Himarës. Ndjeheni se jeni bir Himare?

-Nuk e di nëse e thoni dhe ju, por ne këtu themi “burrat janë nga fshati i gruas”

Më duket se e themi dhe ne

-Gruaja ime është nga Tirana, jetoj në Tiranë e ndjehem vendas, por po, kam një lidhje shumë të fortë Himarën, Vunoin, nëna ime ishte një Vuniotisa tipike, aty themi se temperatura normale është 38, çfarë më përshtatet.

Thatë “Vuniotisa” në greqisht, domethënë dini greqisht…

-Unë nuk di greqisht, vëllai im di më shumë, mësoi kur ishte në Korfuz. Dhe vërtet më vjen keq që nuk mund të flas në këtë gjuhë, sepse në veshët e mi dëgjohet si një gjuhë e bukur, si dhe është gjuha e figurave të njohura historike.

Atëherë, përderisa keni një lidhje të fortë me Himarën, mos keni ndonjë mesazh për njerëzit e minoritetit grek që jetojnë në Himarë?

-Besoj se kushdo grek që jeton në Himarë apo kudo tjetër, çdo minoritar grek e di shumë mirë se në këtë vend jeton plotësisht i barabartë me shqiptarët. Me problemet dhe të mirat. Dini ndonjë problem që të jetë vetëm për grekët? Po dini, të ma thoni.

Dëgjova se vijon të jetë problematike situata me të drejtat e pronave të qytetarëve grekë të Himarës. Në Athinë thuhet se tituj pronësie jepen vetëm për qytetarë të Himarës që kanë rënë dakord paraprakisht t’i shesin në investitorë strategjikë. Në këto 10 vite që qeverisni Shqipërinë dhe 3 vite pas votimit të ligjit të ri për pasuritë e patundshme, e dini se sa tituj pronësie janë dhënë në banorë të Himarës, pa u shitur menjëherë nga këta banorë në investitorë strategjikë?

-Kjo është një sajesë, një gënjeshtër. Në radhë të parë, historia e pronave në Shqipëri është tepër e dhimbshme. Duhet të kalonim nga ferri i komunizmit ku çdo gjë i përkiste vetëm shtetit, pastaj në fazën e katharsis të tranzicionit, ku titujt e pronësisë ishin çështja e parë madhore. Situata ishte kaotike në çdo m2 të vendit. Akoma kemi problem të madh në Veri, ku ka prona të mëdha, ndërtime të paregjistruara. E dyta, të themi që e drejta e pronës njihet vetëm pasi dikush bën një marrëveshje të tillë, nuk ka logjikë. Askush nuk bën dot asnjë marrëveshje dhe nuk merr dot asnjë leje pa siguruar titujt e pronësisë fillimisht. E dini sa shitet toka afër bregut të Himarës? Sot kemi raste në Himarë ku pronat shiten më shtrenjtë se në shumë zona të Korfuzit. Titujt e pronësisë që janë dhënë në minoritetin grek gjatë mandatit tim janë të shumtë. Krahasohet kjo me të kaluarën? Në të kaluarën ishin dhënë zero tituj, zero. Jo një, zero. Minoriteti grek sot shkon në kisha me tituj pronësie. Kishat i kishin humbur titujt e pronësisë për shkak të komunizmit. Dhe qeveria jonë i riktheu tek kishat ato tituj.

Domethënë ju thoni se nuk ka problem me titujt e pronësisë në Himarë?

-Problemet me titujt e pronësisë në Shqipëri nga Veriu në Jug janë të njëjta. Problemi është që disa persona që kujtojnë se janë më të zgjuar se të tjerët dinë të përdorin flamurin grek si kartë krediti. Disa përdorin flamurin grek për të ushqyer shoqërinë me helm. Mbështesin mikrointeresat e tyre duke përdorur flamurin grek. Disa shqiptarë bëjnë të njëjtën gjë duke përdorur flamurin e partisë socialiste, apo partisë demokratike apo partive të tjera. Sepse këta shqiptarë nuk pretendojnë dot se janë minoritarë që gjoja po shkatërrohen…

Gjithsesi, disa mes minoritetit grek janë shumë të aftë në manipulimin e Athinës dhe Athina nuk është e aftë të perceptojë se personi që mund të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së minoritetit nuk është një grek, jam vetëm unë, jo sepse punoj për grekët, por sepse punoj për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe mendoj se grekët në Shqipëri janë një thesar e nuk kemi veçse të vlerësojmë prezencën e tyre, kjo është e gjitha. Por përderisa ekzistojnë disa shqiptarë që nuk më gëzon fakti kemi të njëjtin gjak, ekzistojnë gjithashtu disa pak grekë që edhe ju nuk duhet të ndjeheni shumë krenarë që keni të njëjtin gjak.

U ndjetë i fyer personalisht që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ju ftoi në darkën joformale të Athinës me liderët e Ballkanit Perëndimor?

– Në radhë të parë, kam mësuar në jetën time se nuk është gjë e mirë të ndjehesh i fyer personalisht. Asnjëherë nuk marr asgjë personalisht. Thjesht, nuk do veproja njësoj. Besoj se arsyeja e takimit dhe inisiativa që mori Kyriakos janë shumë të rëndësishme. Besoj se nuk duhet që kjo inisiativë e rëndësishme të ishte lidhur me një qëllim tjetër, domethënë të dërgohet një mesazh tek unë, Shqipërisë, për këtë çështje, sado rëndësi t’i japë Greqia. Mendoj se sidomos kur ndodhin ngjarje të pakëndshme mes miqve, miqtë duhet të flasin më tepër me njëri tjetrin, duhet të përpiqen të kuptojnë, të nderojnë miqësinë. Për mua Kyriakos është mik dhe mbetet një mik që vlerësoj dhe respektoj.

U la jashtë takimit të Athinës, reagon Rama: Mitsotakis është i ftuar në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë në tetor
Lexo po ashtu U la jashtë takimit të Athinës, reagon Rama: Mitsotakis është i ftuar në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë në tetor

Le të shkojmë në çështjen e me gjemba. Pyetja ime e parë është: Përse zgjodhët të sulmoni personalisht një kandidat për kryebashkiak. Gjatë fushatës konsideruar Belerin “injorant”, “mbeturinë”, “surrat i shpifur që të kall datën”. Jeni kryeministri i Shqipërisë dhe duke marrë parasysh postin, kjo ndërhyrje nuk barazohej me mesazh institucioneve policore e të drejtësisë të vendosin në shënjestër kandidatin?

-Faleminderit për pyetjen. Në radhë të parë në politikë ndodh të thuash gjëra për të cilat më pas nuk je krenar. E në këtë fushatë po, mund të kem thënë disa gjëra për të cilat nuk ndjehem vërtet mirë. Arsyeja që isha i ashpër me të ishin disa deklarata se do të promovonte procedurën e helenizimit të Himarës. Kjo nuk është diçka që thuhet në Europën e sotme. (Tha) se ishte aty të lironte Himarën, nuk e di nga kush? Por do doja të bëja një pyetje retorike. Po të dija që do fillonte investigim nga një referim në prokurori do kisha folur ashtu? Nuk besoj. Mora vesh për arrestimin e tij kur operacioni ishte në zhvillim, thirra shefin e policisë dhe e pyeta “Çfarë është kjo?” Më tha “Kemi urdhër arrestimi nga prokuroria bazuar në prova të padiskutueshme për blerje votash”. I thashë “dëgjo, mirë bën të jesh i sigurtë për këtë që po bën se mund të ketë zhvillime negative, prandaj duhet të bazohesh në prova të padiskutueshme”. Nuk kisha pjesëmarrje.

Ka mundësi “të jemi humbur diku në përkthim”? Miqtë e Belerit thonë se kurrë nuk foli për ” greqëzim” të zonës. Njerëzve të Himarës u tha se fitorja e tij do jetë pozitive për “helenizimin” domethënë për banorët grekë të Himarës, por u përkthye keq në shqip.

-Dëgjoni, nuk është vetëm kjo fjalë. Në përgjithësi, problemi nuk është sa përfaqëson ky person, që formojnë një kosmoteori krejt ndryshe nga e imja, të gjitha këto nuk kanë lidhje me çfarë ndodhi. Çfarë ndodhi në vijim nuk ka lidhje me politikën por me shtetin e së drejtës..

Sipas burimeve tona në Athinë, çështja Beleri dëmton imazhin e Shqipërisë në tre drejtime: e para, Beleri nuk u arrestua në vendin e krimit të supozuar. E dyta, nuk u dha leja speciale të betohet kryebashkiak, e treta mbahet në paraburgim, megjithëse nuk kryen dot sërish të njëjtin krim të supozuar. Nuk ka zgjedhje për të ndikuar, pyetja e dëshmitarëve ka marrë fund, kështu që nuk ndërhyn dot dhe është zgjedhur kryebashkiak, kështu që përse do ikte jashtë shtetit? Rrjedhimisht, Athina thotë se kemi një arrestim të gabuar, një mbajtje në arrest të gabuar dhe një pengesë të gabuar nga të drejtat e kryebashkiakut të zgjedhur. Prandaj dhe Greqia u pozicionua kështu ndaj çështjes.

-E kuptoj por nuk jam dakord me asgjë nga këto e në radhë të parë nuk jam dakord që një qeveri e huaj mund të komentojë aktet e sistemit gjyqësor të një vendi tjetër, akoma dhe nëse janë vende shumë mike. Nuk është sjellje europiane, sipas mendimit tim. Pastaj, nuk i dimë të gjitha rreth çështjes. Do i mësojmë kur të paraqiten gjithë faktet në sallë gjyqësore nga prokurori special. Por nga sa njohim, e para u kap duke blerë vota. E dyta, asgjëkund në ligjet e Shqipërisë nuk parashikohet që qeveria apo kryeministri të lëshojë leje dalje nga burgu e një të burgosuri. Dhe e fundit, mbahet sepse pasi u drejtua në tre nivelet e drejtësisë shqiptare, nuk mundi të lirohet. Kështu, pyetja juaj është shumë e thjeshtë, ku jam unë dhe ku qeveria shqiptare në gjithë këtë? Prokuroria speciale kundër krimit të organizuar dhe gjykatat speciale kundër korrupsionit janë krijuar në kuadrin e reformës së drejtësisë. Reforma nga fillimi deri në fund u planifikua, miratua dhe filloi të zbatohet nën survejimin e rreptë të BE dhe mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE, përfshi dhe Greqisë. Dhe këto institucione kanë burgosur në nivel parapyetësor katër a pesë kryebashkiakë nga partia Socialiste e Shqipërisë.

Beleri është i vetmi që mbahet për këtë krim në Shqipëri. Ndëshkimi është i madh, për vetëm 300 euro të supozuar. Kishte 31 raste blerje vote të denoncuara ditën që u kap Beleri.

-Përgjigja është shumë e thjeshtë, e para burgosja e njërit e mosburgosja e tjetrit nuk ka fare lidhje me qeverinë dhe mua. E dyta, burgosja e njërit ka të bëjë me kapjen në flagrancë. Çështjet e tjera bazohen në akuza dhe hetimet vijojnë. Kështu që krahasimi nuk qëndron realisht.

Sipas një video në Facebook, Beleris kur u arrestua ndodhej në tjetër restorant nga ai ku supozohet se kreu krimin dhe fliste me një avokat e një kushëri. Beleri nuk ndodhej në ambientin ku ndodhi i konsideruari krim

-Askush nuk di provat e plota përveç prokurorëve, që mbeten në heshtje për shkak të sekretit të investigimit. Kur të shfaqen në gjykatë provat e plota do të bëhen të njohura tek të gjithë e atëherë kushdo mund të gjykojë. Nuk komentoj sepse asnjëherë nuk komentoj punën e këtyre institucioneve të drejtësisë. Nuk do gjeni asnjë çështje të komentuar nga unë. E vetmja ndërhyrje qeveritare që kur reforma në drejtësi mori rrugën e saj është ndërhyrja e qeverisë greke. Nga qeveria shqiptare nuk ka pasur e nuk do ketë asnjë ndërhyrje.

Jeni gati të mbështesni politikisht zgjidhjen të betohet Beleri brenda në burg, me prezencën e një noteri?

-Mund të gjeni “dritaren” më të vogël në legjislaturën tonë që të lejojë betimin në burg me noter? Nuk ekziston diçka e tillë.

Specialistët ligjorë grekë thonë se ka ngjarje precedente me gjykatësin Arta Vorfi në 14 nëntor 2019 gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese që tejkaloi kundërshtimin e Ilir Metës me betimin në noter.

-Dëgjoni, e para znj.Vorfi ishte qytetare e lirë, që kishte këtë ide që në fakt nuk funksionoi. E dyta, tani flasim për një të burgosuri. Kur referohemi në betimin e kryebashkiakut, ligji është i caktuar, betohet para Këshillit Bashkiak e askund tjetër.

Përgjegjësi i burgut nuk është pjesë e trupit gjykues, por nëpunës i ministrisë së Brendshme dhe mund të jepte lejen Belerit të paraqitet për betimin para Këshillit Bashkiak. Por nuk e bëri.

-Përgjegjësi i burgut nuk ka të drejta të tilla, sepse nuk mund të japë leje tek të burgosurit. Vetëm gjykata mund të bëjë diçka të tillë.

Mirë atëherë, zoti kryeministër, tani çfarë do bëni? Do shpallni zgjedhje të reja në Himarë?

-Këtu mund të të jap një ekskluzivitet.

Një ekskluzivitet gjithmonë është gjë e mirë

-Por nuk jam i sigurtë që duhet ta them. E para, le të themi se në Shqipëri nuk është qeveria që shpall zgjedhje por presidenti. Gjithsesi, procedura është kështu, nëse kryebashkiaku I zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin. Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm.

Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Po, mendoj se mund të bëjmë njërën ose tjetrën, bazuar në raportin e zyrës ligjore, besoj se kemi mundësinë të mos veprojmë derisa të vendosë gjykata. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra.

Ekzistojnë histori për anëtar të qeverisë që mbështesin interesa të veçanta në Himarë. Një prej tyre, historia e Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçka ministre e Jashtme, që është pronar i AGTCC Hotel Managment dhe se kjo kompani është vendosur investitor strategjik në Himarë. Madje u bë bisedë e madhe në parlamentin shqiptar dhe Gjykatën e Lartë. Si e komentoni këtë?

-Dëgjoni, nëse debatet në parlament do ishin prova, atëherë nuk do duhet të flisnit me mua por të lajmëroni të policinë ku ndodhem. Çdo hotel në çdo plazh shqiptar ka leje funksionimi. Leja që i’u dha këtij investitori ishte mes mijëra të tjerave që u dhanë nga Adriatiku në Veri deri në Jug. Pyetja nuk u drejtua nga pronarë që gjoja i vodhën. Përkundrazi, pronarët aty bënë një marrëveshje si kudo tjetër. Kur pronarët nuk janë të kënaqur nuk bëjnë marrëveshje ose flasin hapur për padrejtësitë. Pyetja ime është e thjeshtë. Çfarë duan ata që reagojnë? Duan që njerëzit që jetojnë në Himarë të zhvillojnë tokën apo të jetojnë si Robinson Kruzo? Njerëzit përdorin tokën sipas planit dhe paguhen mirë, marrin shumë para. Duam të zhvillojnë Himarën, duam të zhvillojmë çdo zonë të vendit dhe nuk mund të më gjeni një rast kur në një zonë morëm tokë e lejuam investime strategjike duke shkelur të drejtat e pronarëve./euronews/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori