Të gjitha e kemi dëgjuar: kur femrat kalojnë shumë kohë bashkë, ciklet e tyre menstruale fillojnë të sinkronizohen
E kemi parë me mikeshat, shoqet e dhomës apo koleget, dhe shumë vajza e besojnë këtë teori.
Por a është thjesht një rastësi?
Emma, 24 vjeçe, tregon për “Bbc News” se kur jetonte me pesë vajza të tjera gjatë universitetit, brenda pak muajsh të gjitha kishin periodat në të njëjtën kohë. “Do ishte shumë e çuditshme që të ndodhte rastësisht,” thotë ajo. “Blinim tamponë në të njëjtën kohë dhe të gjithë e ndjenin ndryshimin në humorin tonë, madje edhe bashkëjetuesi ynë i vetëm djalë.”
Nga filloi ideja e sinkronizimit të cikleve?
Një nga studimet e para që përmendi këtë fenomen u publikua në vitin 1971 në revistën shkencore “Nature”. Studiuesja Martha McClintock analizoi ciklet menstruale të 135 grave në një kolegj amerikan dhe zbuloi se shoqet e dhomës kishin më shumë gjasa të kishin periodat në të njëjtën kohë sesa gratë që nuk kalonin shumë kohë bashkë.
McClintock hodhi hipotezën se shkaku ishin feromonet – ato kimikate që trupi lëshon dhe që ndikojnë te sjelljet e njerëzve përreth.
Por përse evolucioni do të krijonte një fenomen të tillë? Një teori interesante sugjeron se sinkronizimi ishte një mënyrë që gratë të mbronin njëra-tjetrën nga dominimi i një burri të vetëm. Nëse të gjitha bëheshin pjellore në të njëjtën kohë, një burrë nuk mund të kishte kontroll mbi të gjitha.
Çfarë thonë shkencëtarët sot?
Megjithëse shumë femra besojnë se ciklet menstruale sinkronizohen, disa studiues janë skeptikë. Alexandra Alvergne, pedagoge në “Oxford University”, thotë se njerëzit kanë prirje të kërkojnë histori interesante për të shpjeguar atë që shohin.
“Është më emocionuese të mendosh se sinkronizimi është një fenomen biologjik, sesa të pranosh që mund të jetë thjesht rastësi,” thotë ajo.
Pse na duket sikur periodat përkojnë me ato të mikeshave?
Alvergne shpjegon se ciklet menstruale mund të kenë disa mbivendosje, por kjo nuk do të thotë që ato sinkronizohen plotësisht. Për shkak se një cikël zakonisht zgjat nga 21 deri në 35 ditë, rastësitë janë të pashmangshme.
Në fund të fundit, shkenca ende nuk ka një përgjigje të prerë për këtë pyetje. Por një gjë është e sigurt: për disa femra, ideja që ndajnë të njëjtin ritëm biologjik me mikeshat u jep një ndjenjë lidhjeje dhe solidariteti – qoftë edhe nëse është thjesht një rastësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë

DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe