LAJMI I FUNDIT:

Misteri i shkronjave X në mes të shkretëtirës: Sekreti i luftës që amerikanët e kishin mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë (Foto/Video)

Misteri i shkronjave X në mes të shkretëtirës: Sekreti i luftës që amerikanët e kishin mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë (Foto/Video)

Shenjat gjigante X të shpërndara në shkretëtirën e Arizonës, për vite kanë qenë një mister për qytetarët amerikanë. Deri vonë pakkush ka folur për ato.

Ueb-faqja “Arizona Republic”, shkruan se funksioni i këtyre shenjave në fakt ishte pjesë e një projekti të fshehtë qeveritar, transmeton Telegrafi.

Mediat amerikane shkruajnë se këto shenja kishin mbetur mister për një kohë të gjatë qëllimisht, pasi gjatë viteve të ’60-ta kanë qenë pjesë e projektit të fshehtë qeveritar që mbante emrin e koduar “Corona”.


Shtetet e Bashkuara kishin vënë në funksion “Corona” gjatë Luftës së Ftohtë, me qëllim që përmes imazheve satelitore të spiunojnë Bashkimin Sovjetik dhe Kinën.

Kamerat satelitore asokohe kanë pasur cilësinë e dobët të fotografisë, dhe kështu X-at janë shpërndarë në formë rrjete dhe janë përdorur për rregullimin e kamerave.

Sipas CIA-s, “Corona” është projektuar nga një grup i vogël njerëzish brenda kësaj agjencia, forcave ajrore dhe ekspertëve privat nga kjo fushë, që kanë pasur për mision të gjejnë një mënyrë për të pasur një pasqyrë të gjerë të identifikimit të lokacioneve të raketave, dhe objekteve ku ato prodhoheshin brenda territorit të BRSS.

Gjatë funksionimit, “Corona” kishte mbledhur afro 800 mijë fotografi në bazë të kërkesave të shumta të Sigurisë Kombëtare. Një fotografi, mesatarisht ka mbuluar një sipërfaqe të Tokës prej rreth 10 x 120 milje.

Edhe pse këto shenja nuk ekzistojnë më në zonat ku ishin vënë, X-at ishin të gjerë rreth 18 metra dhe kanë qenë larg njëri-tjetrit rreth 1.6 kilometra. Implementimi i rrjetit X në mënyrë të dukshme ka përmirësuar cilësinë e fotografive satelitore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori