LAJMI I FUNDIT:

“Mision i vështirë, por jo i pamundur”, menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës flet për shortin

“Mision i vështirë, por jo i pamundur”, menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës flet për shortin
photo by: @Shpend Ahmeti

Kosova ka mësuar kundërshtarët në Rrethin e Tretë Parakualifikues për EuroBasket 2025.

Dardanët do të përballen me Zvicrën dhe Danimarkën, ndeshje që do të zhvillohen nga 19 korriku deri më 5 gusht.

Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci, ka folur për shortin.


“Shorti ka qenë relativisht i favorshëm, pasi ka pasur kombëtare shumë më të forta, duke theksuar Kombëtaren e Kroacisë. Danimarka dhe Zvicra janë kombëtare të forta, shumë mirë të organizuara dhe me cilësi të larta”, është shprehur Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.

Publikohet orari i Kosovës për ndeshjet parakualifikuese të Eurobasket 2025
Lexo po ashtu Publikohet orari i Kosovës për ndeshjet parakualifikuese të Eurobasket 2025

Ai shpreson që kësaj radhe të mos kemi lëndime.

“Ka një kohë që kemi filluar përgatitjet dhe pas hedhjes së shortit do t’i përvishemi punës dhe në këto kualifikime të hyjmë me synime të qarta. Në vitet e fundit kemi qenë të hendikepuar, pasi asnjëherë nuk kemi qenë të kompletuar. Nëse jemi komplet, atëherë shanset tona, veçanërisht për përkrahjen e Dardanëve në shtëpi, mund të jenë të larta”, ka shtuar tutje Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës.

Rraci foli për kundërshtarët dhe gjasat e Kosovës.

“Me Danimarkën jemi ndeshur dy herë dhe njihemi mes vete (ku kemi dëshmuar së mund ta mposhtim), ndërsa me Zvicrën është hera e parë dhe shpresoj se, mund t’ia dalim. Synimet tona janë të qarta. Të fitojmë Grupin dhe të kalojmë në fazën kualifikuese të EuroBasket 2025. Ky rrugëtim nuk do të jetë i lehtë, por as i pamundur”, përfundoi Adriatik Rraci.

Kosova ndeshjen e parë do ta ketë në shtëpi ndaj Zvicrës, kurse më pas është mysafire e Danimarkës e Zvicrës, ndërsa kualifikimet i mbyll kundër danezëve në shtëpi.

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori