Një i punësuar në Maqedoni me pagë mesatare prej 360 euro i paguan prodhimet dhe artikuj ushqimorë gati me çmim të njëjtë sa një i punësuar në Austri, i cili merr pagë mesatare prej 1500 eurove. Përkundër asaj se qytetarët në Maqedoni më lirë se në Austri i paguajnë një pjesë të prodhimeve, megjithatë krahasimi i standardi jetësor mes dy shteteve si dhe dallimi prej gati katër herë në paga, tregon se ne kemi fuqi shumë më të dobët blerëse se të gjitha shtetet Perëndimore. Këtë e tregon krahasimi i kostos së një pjese të produkteve ushqimore në tregun vendor me tregun austriak. Kjo me fjalë të tjera nënkupton se kur maten të ardhurat e një qytetari në Maqedoni me nivelin e çmimeve, del se me këto të ardhura mund të blihen shumë më pak shërbime dhe të mira materiale në raport me Austrinë, njofton gazeta KOHA.
Mirëqenien dëshpëruese të qytetarëve tanë e dëshmon edhe fakti se për dallim prej shumicës së shteteve perëndimore, ku harxhimet e ndryshme jetësore janë më të mëdha se në Maqedoni, atje harxhimet janë të harmonizuara me pagat mujore dhe lejojnë jo vetëm kënaqjen e nevojave mujore, por edhe shkuarjen në pushime, blerjen e veturës dhe gjësendeve të tjera të nevojshme si dhe kursim të caktuar përgjatë një muaji. Ndërkaq, krahasimi i prodhimeve të ndryshme tregon se në Maqedoni një litër qumësht kushton deri në 60 denarë, kurse çmim i njëjtë është edhe në Austri. Gjashtë vezë në Maqedoni kushtojnë 50 denarë kundrejt 70 denarë në Austri. Krahasimi i çmimeve më tej tregon se në Maqedoni një bukë kushton 20-32 denarë, në raport me 90 denarë në Austri. Një kilogram mish pule në Maqedoni është 180 denarë , ndërsa në Austri është 300 denarë. Gjashtë kilogram detergjent në Maqedoni është 420-520 denarë, kundrejt 600 denarë në Austri. Cigaret në Maqedoni kushtojnë 70 denarë, kundrejt 300 denarë në Austri. Një kilogram banane në Maqedoni kushton 60-70 denarë kundrejt 80-180 denarë në Austri. Gjysmë kilogram mish i bluar në Maqedoni është 120 denarë, ndërsa në Austri është 180 denarë.
Sipas profesorit universitar, Neritan Turkeshi, mirëqenien e dobët të qytetarëve në Maqedoni e dëshmojnë edhe të dhënat statistikore, sipas të cilave standardi jetësor i një qytetari në Maqedoni në mesatare është sa një e treta e një banori në BE. “Gjatë krahasimit të standardit jetësor midis shteteve të ndryshme, si tregues merret Prodhimi i Brendshëm Bruto për kokë banori i përshtatur për paritetin e fuqisë blerëse. Kjo do të thotë se të ardhurat mesatare të një qytetari krahasohen me nivelin e çmimeve në shtet, që të mund të krahasohet se sa shërbime dhe të mira tjera materiale mund të blihen me ato të ardhura. Me fjalë të tjera, një matës i tillë tregon se mirëqenia e qytetarëve të Maqedonisë është diku një e treta e asaj të një qytetari mesatar të BE-së”, thotë profesori universitar Neritan Turkeshi. Sipas tij, në Austri si dhe shumicën e shteteve perëndimore, harxhimet e ndryshme jetësore janë të harmonizuara me pagat mujore. Gjithashtu, edhe një pjesë e madhe e prodhimeve që shiten tek ne janë më pak cilësore se në shtetet perëndimore, ndërsa një pjesë e shërbimeve akoma kanë monopol të heshtur, që si dukuri, vështirë tejkalohen, shton më tej Turkeshi. Për mirëqenien e dobët të qytetarëve në Maqedoni flet edhe fakti se blerja e ushqimit paraqet harxhimin më të madh në buxhet, për të cilin harxhohet mbi 42 për qind e të ardhurave mujore, ndërsa në shtetet e zhvilluara kjo përqindje lëviz prej 10-15 për qind. Kur kësaj i shtohet edhe fakti se veshmbathja cilësore, si këpucët, këmishët, pantallonat e brenduara e kështu me radhë, në Maqedoni shiten shumë më shtrenjtë se në Perëndim, atëherë fitohet një pasqyrë e zymtë e cilësisë së jetesës në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë