Site icon Telegrafi

Mirënjohje për kontributin – Kryetari Haliti nderon mësimdhënësit e pensionuar

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti mësimdhënësit e pensionuar Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira.

Kryetari Haliti i shoqëruaur nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur në takim mësimdhënësit e pensionuar, ku edhe falënderuan për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.

“Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësit e pensionuar, Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira, për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit”, thuhet në njoftim.


Ai theksoi se përkushtimi dhe puna e tyre e palodhshme kanë lënë gjurmë të rëndësishme në edukimin e brezave të rinj.

Ndryshe, Haliti u ka shpërndarë nga një mirënjohje për nderë të kontributit të tyre në mësimdhënie tash e sa vite. /Telegrafi/

Exit mobile version