LAJMI I FUNDIT:

“Mirë se vini në ferr”: Burgu më famëkeq në Rusi – femrat humbin gishtërinjtë duke qepur rroba, minjtë shëtisin para syve të të burgosurave (Foto)

“Mirë se vini në ferr”: Burgu më famëkeq në Rusi – femrat humbin gishtërinjtë duke qepur rroba, minjtë shëtisin para syve të të burgosurave (Foto)

Burgu i femrave “IK-14” në rajonin rus Mordovia, është një nga qendrat më të tmerrshme korrektuese në këtë vend dhe atë me arsye të fortë, raporton REL.

Aty mund të shihni gjëra të tmerrshme, nga të burgosurat që humbin gishtërinjtë duke punuar me orë të tëra në makinat e rrobaqepësisë, e deri të punëtorit ku shëtisin lirshëm minjtë, transmeton Telegrafi.

Burgu famëkeq është aq i papërshtatshëm sa që të dënuarat me çdo kusht mundohen ta shmangin vuajtjen e dënimit në atë vend, madje duke tentuar të prenë damarët. Edhe anëtarja e bendit “Pussy Riot”, Nadezda Tolokonikova, ka pranuar se për reputacionin e burgut IK-14 dinë të gjithë në Rusi.


Në letrën e publikuar në shtator të vitit 2013, Tolokonikova ishte ankuar për kushte të vështira në burg, si dhe me keqtrajtimet që përballen të burgosurat.

“Siç thonë të burgosurat. Ai person që nuk ka vuajtur dënimin në Mordovia, nuk ka qenë fare në burg”, ka deklaruar Tolokonikova që kishte vuajtur dënimin atje në vitin 2013.

Ajo ka shkruar se si femrat detyrohen të punojnë nga 16 apo 17 orë në ditë me vetëm një ditë të tillë pas tetë javëve punë intensive. Por, pasi që ishte liruar, Tolokonikova kishte zhvilluar një fushatë për të drejtat e të burgosurve.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Rusi janë rreth 557.684 të burgosur ku prej tyre janë 44.474 femra. E gjashtë vite pasi që Tolokonikova kishte shkruar letrën, shërbimi federal për shqiptimin e dënimeve (FSIN) ka pranuar se ajo kishte të “drejtë”, ka njoftuar zëvendësdrejtoresha e FSIN, Valeri Maksimenko.

Gjatë 24 dhjetorit, Maksimenko kishte bërë të ditur se FSIN kishte kërkuar të fillojnë hetimet për pretendimet për kushtet e vështira në burgun e Morovias. Drejtori i burgut IK-14, Jurij Kurpianov, është shkarkuar së bashku me zyrtarët tjerë, ka njoftuar Maksimenko. Sipas saj, Kuprianov kishte detyruar të burgosurat të qepin rroba për të, familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Lidhur me këtë disa të burgosura kanë vendosur të shpërndajnë përvojat e tyre.

Gelena Aleksejeva, ish-zëvendësministre për Investime në rajonin Saratov ishte dënuar në vitin 2013, me tre vite e gjysmë burgim për pjesëmarrje në mitmarrje. Nga marsi i vitit 2014 deri në maj të vitit 2015, kishte vuajtur një pjesë të dënimit në burgun IK-14 në Mordovia.

“Kur femrat e kuptojnë se do të dërgohen në Mordovia, mendojnë për prerjen e damarëve dhe plot gjëra tjera të tmerrshme, gëlltisin gozhda vetëm që të mos dërgohen atje. Reputacioni i këtij burgu tashmë dihet në opinion pas publikimit të letrës së Nada Tolokonikovës”, ka deklaruar ajo.

Ajo ishte përzgjedhur që të punojë në sektorin e rrobaqepësisë.

“Rrobaqepësia nuk është punë e lehtë, ekziston mundësia të mbesni pa gishta. Për këtë punë nevojiten pajisje të veçanta”, ka shpjeguar Aleksejeva.

E sikur kjo të mos i mjaftonte, ajo thotë se kushtet e punës në këtë sektor janë të shekujve të kaluar dhe se kushtet sanitare nuk janë aspak në nivel, pasi ka minj në çdo hapësirë.

“Para se të futeshim në tualet është dashur me një shkop t’i trembim minjtë, më kuptoni”, ka shtuar Aleksejeva, duke pranuar se macet janë përdorur si armë për kapjen e minjve.

Në hyrje të burgut IK-14 figuron një mbishkrim “Mirësevini në ferr”, gjë që ka tërhequr vëmendjen e Veronika Krasit që në vitin 2014 ishte dënuar me pesë vite heqje lirie, për posedime droge dhe vjedhje. Ajo ishte 41-vjeçe kur përfundoi në burgun IK-14.

“Me të shqiptuar dënimi, të gjithë frikësohen se do të përfundojnë në Mordovia. Qëndrojnë ulur nëpër qeli dhe me nervozizëm presin verdiktin. Në fund, befasisht gjatë natës i ndajnë të burgosurit. Më kanë zgjuar në mes të natës dhe më thanë se duhet të bëhem gati për 40 minuta. Kur dola, i pyetur se ku po më dërgojnë. Askush nuk më është përgjigjur. Gjatë rrugëtimit askush nuk është përgjigjur në asnjë pyetje”, ka shpjeguar ajo.

Krasova thotë se njëherë ishte ankuar tek menaxhmenti i burgut se nuk po mund të përmbush kuotat e qepjes së rrobave, që ka qenë një gabim por që shumë vonë e ka kuptuar.

“Më thanë se nëse nuk qepi rroba sa duhet – do të pasojë dënimi me qëndrim në oborr në minus 20 gradë celsius. Kjo do të thotë se në mbrëmje nuk mund të ktheheni brenda”, ka shtuar ajo.

Jelena Fedorova ishte dënuar më 12 vite burgim, për vrasjen që e kishte kryer kur ajo ishte vetëm 20-vjeçe. Një pjesë të dënimit nga qershori i vitit 2007 deri në prill 2016, e kishte vuajtur në burgun IK-14.

Ajo shpejt ishte transferuar në njësinë ku i është dashur të punoj në infermiere. Fillimisht është dashur të mësohet me kushtet e vështira të punës, por Fedorova thotë se ka parë “gjëra shumë të tmerrshme”.

Në fund i është drejtuar mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare me detaje shokuese. Hetimet janë hapur, por shpejt u rikthye në burg pasi refuzoi të japë emrat e dëshmitarëve.

“Janë frikësuar të flasin, nga frika se mund të vriten”, pretendon Federova.

Fati i 21-vjeçares me HIV pozitiv e identifikuar si Lena, edhe më tej është duke e përndjekur Fedorovën.

“Ka vdekur në duart e mia më 13 korrik të vitit 2013. Ishte shumë e re, e përkundër diagnozës ka mundur të jetoj gjatë dhe e lumtur. I kishin mbetur vetëm edhe 40 ditë që të lirohet. Kemi luftuar për afro dy orë për jetën e saj, derisa zemra iu ndal së rrahuri. Dy ditë para se të vdiste, Lena mezi kishte arritur te mjeku dhe ecte sikur të ishte e dehur. Kishte mavijosje nëpër gjithë trupin. E kanë rrahur vetëm pse i ishte nënshtruar terapisë ARV, dhe nuk ka mundur të qepë rroba aq sa kishte kërkuar mbikëqyrësja e saj”, shtoi ajo.

Sikurse të tjerat edhe Fedorova shpreson që Kuprijano dhe përgjegjësit e tjerë për sjelljet e pahijshme ndaj të burgosurave në burgun IK-14, do të ballafaqohen me drejtësinë.

“Mendoj që Jurij Kuprijanov do të duhej të dënohej për të gjitha ato që i ka bërë. Ua ka shkatërruar jetën shumë personave derisa kishte punuar në burg. Unë jam pro idesë që jo vetëm ai të dënohet, por edhe të tjerët në hierarki të burgut. Ai nuk ka vepruar vetëm”, ka shtuar Fedorova. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori