Rumania po përgatiten për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku fillimisht luan nda Kosovës, pastaj ndaj Qipros, ndërsa mbesin kryesues në Grupin C2, me 12 pikë të grumbulluara në katër fazat e para, tri më shumë se sa Dardanët.
Të besuarit e Mircea Lucescut luajnë fillimisht me Kosovën (15 nëntor) dhe pastaj me Qipron (18 nëntor), të dyja në Arenën Kombëtare në Bukuresht.
Para ndeshjes me Kosovën, Mircea Lucescu kishte një mesazh për tifozët rumunë që do të jenë të pranishëm në stadium.
“Ne kemi nevojë për mbështetjen e publikut, kemi nevojë për një atmosferë entuziaste për të na mbështetur në përpjekjen tonë për të fituar këtë grup”.
“Do të doja që publiku ynë të përpiqej të kishte të njëjtën sjellje si në Kampionatin Evropian, kur të gjithë vlerësonin mënyrën sesi silleshin tifozët tanë”.
“Nuk kemi nevojë të krijojmë një atmosferë armiqësore për kundërshtarët tanë. Le të përpiqemi të qëndrojmë brenda kufijve të sportit dhe futbollit. Inkurajimi duhet të bëhet në atë mënyrë që lojtarët të ndjejnë praninë e plotë të publikut”.
“Prandaj i bëj apel publikut tonë që të jetë me skuadrën, gjatë gjithë ndeshjes, për ta mbështetur skuadrën siç kanë bërë kohët e fundit dhe gjatë gjithë kohës”.
“Pasi gjatë kohës kur unë luaja dhe edhe më vonë, tifozët ishin gjithmonë me kombëtaren”, deklaroi Mircea Lucescu sipas FRF TV.
Mos të harrojmë para dy vitesh, Kosova ishte në grup me Rumaninë dhe u prit në Bukuresht me parulla anti-Kosovë dhe ndeshja ishte ndërprerë për më shumë se gjysmë ore. /Telegrafi/