LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Programi për zbatimin e Strategjisë së Energjisë

Miratohet Programi për zbatimin e Strategjisë së Energjisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë për vitet 2018-2020. Programi është dokument i cili ka identifikuar aktivitetet dhe projektet për zbatimin e Strategjisë së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe afatet kohore për zbatimin e tyre.

Ky program siguron edhe krijimin e kushteve për sigurim të furnizimit të besueshëm dhe të sigurt me energji elektrike përmes zhvillimit të kapaciteteve prodhuese, transmetuese dhe shpërndarëse sipas kërkesave në rritje të konsumatorëve.

Zbatimi i këtij programi lidhet edhe me aktivitetet e rëndësishme për fillimin e ndërtimit të termocentralit te ri “Kosova e Re”, rehabilitimin e termocentralit “Kosova B”, krijimi i tregut të përbashkët energjetik me Republikën e Shqipërisë, etj. /Telegrafi/