LAJMI I FUNDIT:

Miratohet koncept dokumenti për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë

Miratohet koncept dokumenti për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë

Pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar Koncept Dokumenti për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinise, me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të politikave dhe mekanizmave të përshtatshme për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë sikurse dhe avancimi i infrastrukturës ligjore me qëllim të krijimit të kushteve adekuate teknike dhe profesionale.

Ministri Gashi ka pohuar se këto janë objektiva institucionale dhe njëherazi prioritete afatmesme të parapara dhe në politikat si dhe dokumentet relevante strategjike të Ministrisë se Kulturës, Rinise dhe Sportit.

“Në kuadër të mbështetjes institucionale të sektorit të rinisë dhe Vizionit Programor 2019-2022 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht si një ndër katër shtyllat strategjike të këtij vizioni, miratimi i këtij koncept dokumenti dëshmon për rëndësinë dhe njëherazi përkushtimin institucional për mbështetjen dhe avancimin e sektorit të rinisë në vendin tonë”, tha ndër të tjera ministri.


Gashi para kabinetit qeveritar ka sqaruar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Planit Vjetor të Punës se Qeverisë tek objektivi Promovimi dhe mbështetja e pjesëmarrjes se te rinjve dhe tek lista e Koncept Dokumenteve për vitin 2019 ka parapare hartimin dhe aprovimin e koncept dokumentit për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë.

“Koncept dokumenti paraqet një bazë të qëndrueshme për të vazhduar përkrahjen e të rinjve në fushat e politikave sektoriale si dhe duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave të rinjve në të dy nivelet e pushteteve në atë lokal dhe atë qendror.

Nevoja e rishikimit të kornizës ligjore në fuqi bazohet në sfidat e identifikuara gjatë zbatimit të legjislacionit primar dhe sekondar si dhe rrethanave të reja të krijuara për gjatë kësaj periudhe kohore siç janë: mosha, edukimi, punësimi tek të rinjtë kosovarë, zhvillimi i njohurive rreth inovacioneve të prezantuara si nevojë e kohës së sotme, njohja e punës vullnetare, çështja e stimulimit më të madh të të rinjve në krijimin dhe zbatimin e politikave në vendimmarrje, pjesëmarrjen aktive të rinjve në punën vullnetare, shkëmbimi i përvojave në punë të punëtorëve të rinj si dhe angazhimin e të rinjve ne projektet rinore rajonale dhe ndërkombëtare”, ka arsyetuar ministri Gashi duke kërkuar edhe aprovimin e koncept dokumentit në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori