LAJMI I FUNDIT:

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2024

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2024

Deputetët e Kosovës, me 63 vota për, kanë miratuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2024. Mirëpo gjatë votimit nuk ishin deputetët e opozitës.

Vlen të theksohet se asnjë nga amendamentet e opozitës nuk janë mbështetur nga deputetët e shumicës parlamentare.

Ndryshe buxheti për vitin 2024 do të jetë 3.3 miliardë euro.


Kryeparlamentari Glauk Konjufca, para votimit në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin 2024, u bëri thirrje deputetëve të jenë të pranishëm në sallë, për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë votat e mjaftueshme amendamentit i cili parashihte pensionimin e parakohshëm dhe sigurimin shëndetësor të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Pro këtij amendamenti votuan 17 deputetë, kundër ishin 43, derisa kishte 5 abstenime.

Në këtë amendament propozohej që 5 milionë euro të ndahen për pagesën e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës, ndërkaq afro 10 milionë euro ishin paraparë të ndahen për pensionimin e parakohshëm të pjesëtarëve të policisë, me kushtin e arritjes së moshës 55 vjeçare.

Besnik Tahiri, shef i GP të AAK-së, propozoi amendamentin për asfaltimin e rrugës në Buricë të Podujevës, në gjatësi 1.2 km, projekt ky në vlerë 250 mijë euro, i cili nuk gjeti mbështetjen e shumicës, duke marrë vetëm 20 vota pro, teksa 44 deputetë u shprehën kundër dhe gjashtë abstenime.

LVV-ja nuk e përkrah rritjen e koeficientit të pagave për sektorin publik
Lexo po ashtu LVV-ja nuk e përkrah rritjen e koeficientit të pagave për sektorin publik

Po ashtu nuk gjeti mbështetje as amendamenti i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu i PDK-së për ngritjen e shtatores së dëshmorit të kombit Agim Ramadani në Mitrovicë, në shumë 100 mijë euro.

Mbështetje nuk gjetën edhe amendamentet e propozuara nga deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj që pensioni bazë të rritet nga 100 në 120 euro, ai për rrugën Pejë-Kuqishte-Çakorr, për të cilën janë paraparë dy milionë euro, si dhe ai për hulumtime shkencore në Kosovë, duke kërkuar formimin e një fondi prej dy milionë eurosh.

Po ashtu, mbështetje nuk gjetën as amendamentet e deputetit të PDK-së Elmi Reçica për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj, ndërtimin e objektit të spitalit në Ferizaj, ndërtimin e shkollës profesionale në Ferizaj, ndërtimin e objektit shkollor në Doganaj Kaçanik, sikurse edhe ai për ndërtimin e kanalit të ujitjes në Kaçanik.

Ndryshe, gjatë shqyrtimit të parë të projektbuxhetit 2024, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se në buxhetin e parashikuar prej më shumë se 3.3 miliardë eurosh do të ketë nëntë milionë euro më shumë investime kapitale se sa në vitin aktual./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Ekonomi
Kalo në kategori