Raportohet se qendër mbrojtësi i Interi, Joao Miranda, është i gatshëm të luajë ndaj Romës të dielën.

Braziliani ishte i lënduar në muskulin e poshtëm të këmbës në ndeshjen mes zikaltërve dhe Sassuolos me 23 dhjetor.


Premium Sport thotë se mbrojtësi është plotësisht i gatshëm për takimin në Giuseppe Meazza dhe do të jetë një ndihmë e madhe për Milan Skrinar në mbrojtje.

Vlen të theksohet se ndeshja e parë në Olimpico përfundoi në të mirë të Interit me rezultat 1-3.

Aktualisht Roma renditet në vendin e pestë me 39 pikë, kurse Interi dy pozita më lart me 42 pikë. Por, duhet kujtuar se skuadra e Eusebio Di Francescos  ka një ndeshje më pak.

Në këtë sezon Miranda ka luajtur në 17 ndeshje, apo 1520 minuta të plotë. /Telegrafi/

telegrafi sport app