Aeroplanët, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike sulmuan objektivat në të gjithë Jemenin si hakmarrje për sulmet e Houthive ndaj anijeve në Detin e Kuq, duke zgjeruar konfliktin rajonal të shkaktuar nga lufta e Izraelit në Gaza.

Dëshmitarët konfirmuan shpërthimet në të gjithë vendin, duke thënë se objektivat ishin një bazë ushtarake pranë aeroportit Sana'a, një post ushtarak pranë aeroportit Taiz, një bazë detare në Hodeida dhe pozicionet Houthi në provincën Hajjah.


Houthit e mbështetur nga Irani njoftuan se pesë luftëtarë u vranë në gjithsej 73 sulme ajrore dhe u zotuan të hakmerren dhe të vazhdojnë sulmet ndaj anijeve në mbështetje të palestinezëve në luftën e tyre kundër Izraelit.

Më poshtë lexoni rreth të gjitha zhvillimeve rreth sulmeve amerikane dhe britanike mbi Houthi-t në Jemen:

15/01/2024 10:01-Presidenti i Iranit kritikon sulmet e SHBA-së kundër Houthi-ve

Presidenti iranian Ebrahim Raisi kritikoi të dielën sulmet e fundit të SHBA-së në Jemen gjatë një telefonate me një zyrtar të lartë Houthi, duke pretenduar se ato zbuluan "natyrën agresive" të vendit.

SHBA kryen sulme kundër objektivave Houthi në Jemen javën e kaluar në përgjigje të sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani ndaj anijeve të Detit të Kuq, të cilat sipas saj janë hakmarrje kundër Izraelit për luftën e tij në Gaza.

“Pa dyshim, veprime të tilla kundër njerëzve që kanë rezistuar ndaj agresionit të huaj për vite me radhë dhe tani po luajnë një rol efektiv në mbrojtjen e popullit palestinez, refuzohen dhe dënohen nga kombet lirikërkuese të botës”, citohet ti ketë thënë Raisi kreut të Këshillit të Lartë Politik të Houthi-ve, Mahdi al-Mashat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. /Telegrafi/

15/01/2024 08:15-SHBA ka rrëzuar një raketë që supozohet se u lëshua nga Houthi-t në drejtim të forcave amerikane

Një aeroplan luftarak amerikan ka rrëzuar një raketë e cila u gjuajt nga Jemeni drejt forcave amerikane në Detin e Kuq, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

14/01/2024 22:42-Aeroplanët amerikanë fluturojnë afër hapësirës ajrore të Jemenit

Aeroplanët amerikanë janë parë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të Jemenit, kanë pohuar Houthit.

Zëdhënësi i grupit rebel Mohammed Abdulsalam e përshkroi aktivitetin si një shkelje të hapur të sovranitetit kombëtar.

Fluturimi i aeroplanëve amerikanë vjen pasi SHBA-ja nisi një sulm të dytë ndaj objektivave të Houthit në rajon të shtunën, pas sulmeve të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar të premten në mëngjes.

Amerika dhe Britania nisën valën e sulmeve në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të Houthi-ve ndaj anijeve detare në Detin e Kuq.

14/01/2024 18:09-Britania e Madhe u dha Houthi-ve “paralajmërim pas paralajmërimi” përpara se të kryente sulme ajrore – thotë Sekretari i Jashtëm britanik

Mbretëria e Bashkuar u dha Houthi-ve “paralajmërim pas paralajmërimi” për veprimet e tyre në Detin e Kuq përpara se të kryente sulme ajrore në Jemen së bashku me SHBA-në në fillim të kësaj jave, tha të dielën Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

14/01/2024 16:19-Houthi-t sulmuan aksidentalisht një anije mallrash që transportonte naftë ruse

Rebelët Houthi gabimisht shënjestruan një cisternë nga një vend i panjohur më 12 janar që po transportonte naftë ruse përmes Gjirit të Adenit, raportoi Reuters, duke cituar kompaninë e sigurisë detare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Ambrey.

Houthi-t janë një grup militant i mbështetur nga Irani i vendosur në Jemen.

Pas pushtimit të Gazës nga Izraeli, Houthi-t filluan të nisin sulmet kundër anijeve detare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Reuters raportoi, duke cituar burime nga organizata e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), se Houthi-t kishin gjuajtur një raketë në anije, e cila ra në ujë pak larg dhe nuk shkaktoi dëme apo viktima.

Ushtarët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nisën sulme kundër objektivave të shumta në rajonet e kontrolluara nga Houthi të Jemenit më 11 janar në përgjigje të sulmeve të Houthi-ve ndaj anijeve të Detit të Kuq. /Telegrafi/

14/01/2024 15:32-Presidenti iranian në përkrahje të Houthi dhe Jemenit

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thurur lëvdata për veprimet e Houthive të Jemenit, pasi SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulmet kundër grupit rebel.

Raisi tha se luftëtarët Houthi po mbrojnë “popullin e shtypur të Palestinës”.

“Duhet vlerësuar dhe duartrokitur me gjithë zemër Jemeni, i cili po qëndron i fortë kundër regjimit sionist”, shtoi ai.

Houthi dhe Hamasi mbështeten nga Irani dhe pretendojnë se anijet e shënjestruara nga grupet e tyre rebele vijnë si shenjë proteste ndaj operacionit izraelit ushtarak në Gazë, më shumë.

14/01/2024 14:21-Aftësitë sulmuese të Huthi-ve u ulën, por kryesisht u lanë të paprekura pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA-ja

Sulmet ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë në vendet e kontrolluara nga Houthi në Jemen gjatë fundjavës, lanë të paprekur pjesën më të madhe të aftësisë së grupit rebel të mbështetur nga Irani për të qëlluar në trafikun detar në Detin e Kuq, sipas një raporti të shtunën.

Dy valë sulmesh të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të premten goditën më shumë se 60 objektiva në 28 rajone në përgjigje të sulmeve javë të tëra ndaj anijeve tregtare që përshkonin një ngushticë jetike pranë grykës së Detit të Kuq.

Një tjetër sulm me raketa të shtunën u përshkrua si “veprim vijues” nga Komanda Qendrore e SHBA, më shumë.

14/01/2024 12:49-Sekretari i Jashtëm britanik paralajmëron sulme tjera mbi Huthit në Detin e Kuq

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe është e gatshme të kryej sulme tjera ndaj Huthi në Detin e Kuq, si pasojë e sulmeve që po ua bëjnë militantët e këtij grupi anijeve komerciale.

Ai dërgoi një mesazh të fuqishëm se Britania e Madhe është e “gatshme të mbështesë fjalët e sak me veprime”, pasi iu bashkuan SHBA-ve në sulmet ajrore ndaj Huthit jemenas, transmeton Telegrafi.

14/01/2024 11:49-David Cameron nuk pajtohet me akuzat e presidentit turk për përdorim të pabarabartë forcash ndaj Houthive

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për përdorim të pabarabartë të forcave ndaj Houthive në Jemen.

Erdogan ka vazhduar të kritikojë Izraelin për luftën në Gazë, por edhe vendet perëndimore për mbështetjen e fushatës izraelite kundër Hamasit.

“Gjithçka që është bërë është një përdorim joproporcional i forcës”, tha Reccep Tayyip Erdogan.

Këto kritika vijnë pasi Turqia mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, dhe gjithashtu ka mbështetur edhe procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për të sjellë paqen midis saj dhe Houthive, më shumë.

14/01/2024 10:10-Shtetet e Bashkuara i dërguan “mesazh privat” Iranit për sulmet ndaj Huthi-t në Jemen

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar “mesazh privat” Iranit lidhur me Huthi-t në Yemen, pasi Shtetet e Bashkuara kryen sulmin e dytë mbi këtë grup militant.

“I kemi dërguar privatisht dhe jemi të bindur se jemi shumë mirë të përgatitur”, tha Biden duke mos dhënë detaje tjera, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara thanë se sulmi i tyre i fundit “ishte vazhdimësi e aksionit” duke shënjestruar radarët.

Në anën  tjetër, Irani ka mohuar përfshirjen në sulmet nga Huthi-t në Detin e Kuq, më shumë.

14/01/2024 09:16-Çfarë dimë për sulmet dhe cilat strategji po shfrytëzohen kundër Houthive

SHBA-ja dhe Britania e Madhe së fundmi kanë kryer sulme ajrore kundrejt grupit militant, Houthi në Jemen, me qëllim të frenimit të sulmeve rebele ndaj anijeve që kalojnë nëpër Detin e Kuq.

Sulmet u mbështetën nga një numër i aleatëve të të dy vendeve.

Raketat e lëshuara kanë goditur dhjetëra objektiva, dhe kanë dëmtuar aftësinë ushtarake të grupit rebel, i cili i ka mbijetuar edhe bombardimeve të mëparshme nga Arabia Saudite, më shumë.

14/01/2024 08:37-Tregtia globale e ndërprerë nga sulmet e Detit të Kuq, çmimet do të rriten përsëri

Tregtia detare globale po përballet me ndërprerje të mëdha për shkak të situatës në Detin e Kuq, ku janë përfshirë rebelët Huthi të Jemenit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Konflikti në Detin e Kuqe, që po shkaktohet kryesisht nga rebelet Huthi të Jemenit, dhe që protestojnë ndaj sulmeve izraelite në Gazë, po vazhdon, me disa sulme tjera mbi anijet komerciale nw vendet e ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Një numër i kompanive të transportit detar, si Maersk, MSC dhe Hapag-Lloyd, kanë pezulluar përkohësisht transportin e kontejnerëve të tyre të transportit përmes zonës së konfliktit, duke i detyruar anijet të shkojnë rreth Afrikës së Jugut, një rrugë më e gjatë dhe më e shtrenjtë.

Vincent Clerc, drejtor ekzekutiv i gjigantit danez të anijeve Maersk, i tha Financial Times se ndërprerjet mund të zgjasin me muaj dhe madje mund të nxisin më tej inflacionin global, më shumë.

13/01/2024 21:50-Qeveria e Jemenit dënon Houthit për përshkallëzimin e tensioneve

Siç na tregon edhe historia, Jemeni për vite të tëra ka vuajtur nga luftërat civile si pasojë e qeverisjes së pjesës më të madhe të vendit nga Houthit.

Tashmë, qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht, ka dënuar rebelët për “zvarritjen e vendit në konflikt” pas sulmeve amerikane dhe britanike.

Në një deklaratë nga agjencia zyrtare e lajmeve, Saba, autoriteti me bazë në Aden akuzoi rebelët për “krijimin e një konflikti propagandë”, si dhe për “pretendimet e rreme” për mbështetje ndaj Gazës, lexo më shumë.

13/01/2024 18:21-Biden i dërgon një mesazh Iranit në lidhje me Houthin

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se SHBA-ja i ka dërguar një mesazh privat Teheranit në lidhje me grupin Houthi i cili mbështetet nga Irani.

"Ne e dorëzuam atë privatisht dhe kemi besim se jemi të përgatitur mirë", tha Biden në një konferencë shtypi.

13/01/2024 16:40-Houthit publikojnë videon e cila simulon sulmet ndaj Izraelit

Houthit kanë publikuar një video, e cila simulon një sulm nga rebelët ndaj Izraelit, i ngjashëm ky me sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.

Në video shfaqen anëtarët e Houthit duke hyrë në një ndërtesë pasi sulmuan "fshatin e rremë", dhe duke qëlluar fotografinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Brenda ndërtesës janë disa persona të veshur me veshje ortodokse, të cilët merren peng nga rebelët përpara se i gjithë objekti të hidhet në erë nga bombardimet.

13/01/2024 16:00-Pamje nga kabina e aeroplanit të sulmeve ajrore ndaj Houthive

Sulme të tjera u kryen sot ndaj pozicioneve të rebelëve jemenas, Houthi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë sulmuar objektiva të tjera të Houthive në Jemen.

13/01/2024 15:22-A po e shmang Irani konfrontimin ushtarak me SHBA-në?

Objektivi kryesor i sulmeve amerikane dhe britanike kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, ka qenë frenimi i sulmeve të mëtejshme ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Që kur Hamasi nisi sulmin e 7 tetorit në Izrael, një nga qëllimet kryesore të perëndimorëve është që konflikti izraelito-palestinez të mos zgjerohet në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.

Pikërisht për këtë arsye, menjëherë pas sulmeve të Hamasit, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka vendosur dy grupe luftarake në rajon për të penguar Iranin nga përdorimi i rrjetit të tij të militantëve Houthi për destabilizimin e rajonit...më shumë.

13/01/2024 14:42-Houthit paralajmërojnë vendet që e ndihmojnë SHBA-në të bombardojë Jemenin

Shtetet të cilat e ndihmojnë SHBA-në të bombardojnë Jemenin, do të sulmohen pa hezitim, ka paralajmëruar grupi jemenas, Houthi.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari po e lejojnë SHBA-në të përdorë aeroplanët e tyre të inteligjencës për të realizuar sulmet në Jemen, shkruan Iran Observe.

A do të hakmerren rebelët jemenas ndaj këtyre dy shteteve?

13/01/2024 14:06-Houthit nxjerrin mijëra jemenas për të protestuar kundër SHBA-së dhe Britanisë

Pas sulmeve ajrore në Jemenit, rebelët Houthi nxorën qindra mijëra njerëz në rrugët e Sanaa për të protestuar kundër amerikanëve dhe britanikëve.

13/01/2024 13:24-Këto janë imazhe satelitore të Jemenit, që zbulojnë shkallën e sulmit amerikano-britanik

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar filluan një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake Houthi të premten në përgjigje të sulmeve të tyre të pandërprera ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Sot në mëngjes, SHBA kryen një tjetër sulm në shkallë të vogël, këtë herë radarët e rebelëve jemenas.

Sot Houthit deklaruan se sulmet amerikano-britanike nuk u shkaktuan atyre dëme të konsiderueshme dhe njoftuan hakmarrje dhe sulme të reja ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Imazhet satelitore, megjithatë, tregojnë shtrirjen e sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë ndaj pozicioneve Houthi në Jemen.

ffd95d60 b57e 43d9 945b 6dc2f3653a27

a3ea7a9c 6fde 47a5 9590 d629bd7fa232

74c7dd8f 75a7 4d28 a421 07dc8079cfa5

6bbe5263 6e12 4b0a b2a5 98541da9b924

13/01/2024 12:40-Çfarë ka ndodhur sot mes amerikanëve dhe Houthive?

Ka qenë një mëngjes i ngarkuar edhe sot në relacionet mes aleatëve perëndimor dhe vendeve të Lindjes së Mesme.

Këtu është një përmbledhje e lajmeve më të fundit të sulmeve amerikano-britanike ndaj rebelëve jemenas, Houthive.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, një luftanije amerikane gjuajti raketa në një objektiv në Jemen në "vazhdim" të dhjetëra sulmeve ajrore të djeshme të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë shënjestruar një "vend radar" - raportet lokale thonë se raketat goditën një bazë ajrore pranë kryeqytetit të Jemenit, Sanaa.

Houthit thonë se nuk ka pasur të lënduar dhe zotohen për një përgjigje "të fortë dhe efektive".

Sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe pasojnë sulmet e rebelëve Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Anijet kanë nisur të fshehin simbolet gjatë kalimit të Detit të Kuq ndërsa disa po devijojnë rrugët detare.

Irani sërish ka mbështetur aksionet e rebelëve jemenas në Detin e Kuq, siç arsyetojnë ata, parandalimin e furnizimit me armë e karburante të Izraelit.

13/01/2024 11:57-Houthit reagojnë pas sulmeve të reja amerikane: Ato ishin joefektive

Rebelët Houthi të Jemenit i janë përgjigjur sulmeve të ditës së sotme të amerikanëve, duke thënë se ato ishin joefektive.

Siç kemi raportuar, SHBA-ja ndërmori një sulm të ri ndaj caqeve të Houthive, gjegjësisht ka goditur vendndodhjet e radarëve...më shumë.

13/01/2024 11:21-Irani mbështet sulmet e Houthive në Detin e Kuq ​

Irani mbështet Houthit në Jemen ndërsa SHBA-ja beson se iranianët janë "thellësisht të përfshirë" në planifikimin e sulmeve të Houthive kundër anijeve të mallrave në Detin e Kuq.

Me këtë në mendje, ndoshta nuk është befasuese që ministri i jashtëm i Iranit ka lavdëruar veprimet Houthi "kundër Izraelit" në Detin e Kuq...më shumë.

13/01/2024 10:40-Britanikët kërcënojnë Iranin: Frenojini menjëherë Houthit, botës po i mbaron durimi

Houthit në Jemen mbështeten nga Irani ndërsa SHBA-ja ka akuzuar iranianët se janë "thellësisht të përfshirë në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq".

Mbrëmë, ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, lëshoi ​​një paralajmërim për liderët në Teheran.

“Duhet të bëni rebelët Houthi dhe të tjerët që veprojnë si përfaqësuesit tuaj, si Hezbollahu i Libanit, i cili është një shembull i qartë, dhe disa organizata në Irak dhe Siri, të pushojnë dhe të heqin dorë sepse neve, botës, po i mbaron durimi”, ka thënë ai për Daily Telegraph.

"Ne ju shohim, ne shohim se çfarë bëni. Ne shohim se si e bëni këtë, veçanërisht Houthit, dhe asgjë e mirë nuk mund të vijë prej saj", shtoi Shapps.

13/01/2024 09:59-Si po lëvizin tani anijet pas sulmeve ndaj Houthive

Kompanitë e mëdha të transportit detar kanë devijuar ngarkesën e tyre nga rruga që kur Houthi nisën sulmet e tyre për herë të parë në muajin nëntor.

Numri i cisternave të naftës dhe gazit është zvogëluar në një masë më të vogël, sipas të dhënave nga faqja e internetit Marine Traffic - por Shoqata Ndërkombëtare e Pronarëve të Pavarur të Tankerëve po këshillon anijet që të shmangin kalimin nëpër zonë dhe të fikin transmetuesit e tyre nëse e bëjnë këtë...më shumë.

13/01/2024 09:19-Trump kritikoi Bidenin për sulmet ndaj Houthive

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi udhëheqësin aktual të SHBA-ve, Joe Biden rreth vedimit për sulme ajrore kundër Houthi-ve të Jemenit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump foli për vendimin e fundit të amerikanëve për të sulmuar rebelët jemenas...më shumë.

13/01/2024 08:40-Cilat janë raketat Tomahawk?

Sulmi i fundit në vendin e radarit në Jemen u krye me raketa Tomahawk. Por çfarë janë ato?

Tomahawks janë raketa lundrimi, të cilat udhëhiqen nga GPS dhe mund të programohen të fluturojnë në atë mënyrë që të shmangin çdo rrezik që i kanoset, thotë ushtria amerikane.

Ato janë me rreze të gjatë dhe përdoren kryesisht nga Marina e SHBA-së dhe Marina Mbretërore në operacionet e sulmeve tokësore të bazuara në anije dhe nëndetëse.

Ato janë projektuar për të fluturuar në lartësi jashtëzakonisht të ulëta me shpejtësi të lartë nënsonike, sipas Komandës së Sistemeve Ajrore Detare të SHBA.

Përdorimi i parë operacional nga SHBA ishte gjatë Operacionit Desert Storm në Luftën e Gjirit në vitin 1991.

13/01/2024 08:16-SHBA ka nisur sulme të reja kundër Houthive në Jemen

Sulmi në një vend radari u krye sot herët në mëngjes nga USS Carney duke përdorur raketa Tomahawk dhe u përshkrua nga Komanda Qendrore e SHBA-së si një "veprim pasues në një objektiv të caktuar ushtarak".

Ai vjen pas sulmeve nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe të premten "të dizajnuara për të degraduar aftësinë e Houthit për të sulmuar anijet detare, duke përfshirë ato tregtare".

13/01/2024 08:03-‘Spin doktori’ dhe udhëheqësi kryesor i izoluar - cilët janë figurat kryesore të Houthive?

Kur vjen puna për t’i paraqitur botës çështjen e Houthive, Mohammed Ali al-Houthi ka qenë prej kohësh fytyra publike më e spikatur e lëvizjes – ‘spin doktor’ i informacioneve me një stil të sigurt.

I pyetur nga një prezantues arab i BBC-së për lidhjen e tyre me ngjarjet që ndodhnin në Gaza, e cila ishte “kilometra e kilometra larg”, ai u përgjigj, duke pyetur nëse presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu “jetonin në të njëjtin apartament” dhe nëse presidenti francez, Emmanuel Macron “jetonte gjithashtu në të njëjtën kat të banesës”...më shumë.

12/01/2024 23:51-Pse Franca, Italia dhe Spanja refuzuan t’i bashkohen sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë kundër Houthive

Ndërsa Gjermania dhe Danimarka kanë ofruar mbështetjen e tyre për sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër rebelëve jemenas të Houthive, Evropa duket e ndarë në lidhje me sulmet, ku Italia, Spanja dhe Franca janë distancuar nga aksionet e amerikanëve dhe britanikëve.

Të tre vendet nuk u nënshkruan në një deklaratë të dhënë nga 10 të tjerë që justifikonin sulmin - duke nënkuptuar ndarjen perëndimore mbi mënyrën se si të trajtohej grupi rebel jemenas.

Sipas një burimi pranë kryeministres, Giorgia Meloni, Italia nuk iu kërkua të merrte pjesë në sulmet brenda natës pasi ajo refuzoi të nënshkruante deklaratën...më shumë.

12/01/2024 23:20-Irani thotë se amerikanët dhe britanikët nuk do të arrijnë asgjë me sulmet ndaj Houthive

Irani ka kritikuar ashpër sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj objektivave Houthi në Jemen, duke i quajtur ato "arbitrare" dhe "shkelje të ligjit ndërkombëtar".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani tha se Irani, i cili mbështet Houthit, si dhe militantët e Hamasit dhe Hezbollahut në Liban, "dënon fuqishëm sulmet ushtarake ... këtë mëngjes në disa qytete të Jemenit"...më shumë.

12/01/2024 22:41-Tesla është fabrika e parë e madhe që ndalon prodhimin shkaku i sulmeve të Houthive në Detin e Kuq

Tesla e Elon Muskut, prodhuesi i veturave elektrike, do të pezullojë operimet në fabrikën e saj, Giga pranë Berlinit për shkak të vonesave të dorëzimit të shkaktuara nga sulmet me raketa të Houthive në Detin e Kuq.

Musk fillimisht tha dje se së shpejti do të përballet me probleme të zinxhirit të furnizimit për shkak të krizës së vazhdueshme të shkaktuar nga rebelët jemenas të mbështetur nga Irani, të cilët kanë shënjestruar anijet tregtare me raketa dhe drone në rrugët ujore jetike që nga muaji dhjetor...më shumë.

12/01/2024 22:06-Biden: Irani nuk dëshiron luftë me ne

Joe Biden ka komentuar personalisht për herë të parë operacionin gjatë natës kundër Houthive të Jemenit.

Duke folur gjatë një udhëtimi në Pensilvani, presidenti amerikan beson se nuk ka "viktima civile" nga sulmet dhe se kjo ishte një nga arsyet pse ato ishin "të suksesshme"...më shumë.

12/01/2024 21:20-SHBA sanksionon disa firma për lidhjet me Houthi

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompani me bazë në Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke deklaruar se ato janë pjesë e një rrjeti që ndihmon në lehtësimin e transaksioneve financiare për Houthit dhe Forcat elitare të Iranit, Quds.

"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër rrjeteve të paligjshme financiare iraniane që financojnë Houthis dhe lehtësojnë sulmet e tyre", tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit për terrorizmin dhe inteligjencën financiare, Brian Nelson.

12/01/2024 20:40-Kryeministri kanadez, Trudeau: Nuk kemi ofruar burime operacionale, por ne mbështesim sulmet e SHBA

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është përgjigjur në disa prej pyetjeve të gazetarëve mbi përfshirjen e vendit në sulmet në Jemen.

Ai deklaroi se sulmet e milicisë Houthi ndaj anijeve civile dhe tregtare janë "absolutisht të papranueshme".

Lideri kanadez gjithashtu deklaroi se Kanadaja nuk i ofroi "burime operacionale" Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në sulmet e tyre ajrore ndaj rebelëve jemenas.

12/01/2024 20:03-Dyshohet se amerikanët i kishin informuar paraprakisht për sulmet Houthit

Burime të informuara i thanë Sky News Arabia se Shtetet e Bashkuara kishin informuar Houthit përpara se të kryenin sulme ajrore në pozicionet e tyre në Jemen.

Aeroplanët luftarakë, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kryen sulme në të gjithë Jemenin gjatë natës në përgjigje të bllokadës së Houthive në Detin e Kuq.

“Këto sulme specifike janë një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë nuk do të mbyllin sytë ndaj sulmeve ndaj personelit tonë ose nuk do të lejojnë palët armiqësore të kërcënojnë lirinë e lundrimit”, tha presidenti amerikan, Joe Biden...më shumë.

12/01/2024 19:22-SHBA-të kundër përshkallëzimit të konfliktit, nuk duan luftë me Iranin

Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë ndikimin e sulmeve ajrore ndaj Houthi-ve të Jemenit, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi John Kirby tha se sulmet, të kryera së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, synonin aftësitë e grupit për të ruajtur, lëshuar dhe drejtuar raketat ose dronët e tij.

"Ne jemi ende duke bërë vlerësimin e ndikimeve aktuale në të gjitha këto objektiva. Puna është në vazhdim. Mendoj se do të kemi një vlerësim më të mirë të dëmeve të shkaktuara gjatë orëve të ardhshme", tha ai...më shumë.

12/01/2024 18:41-Houthit dyshohet se goditën me raketë një anije panameze

Firma britanike e sigurisë detare, Ambrey thotë se një cisternë me flamur të Panamasë është qëlluar në afërsi të qytetit port të Adenit në Jemen.

Cisterna "gabimisht ishte në shënjestër" pasi ajo kohë më parë ishte pronë e një kompanie britanike ndërsa së fundi është blerë prej panamezëve.

12/01/2024 18:04-Incident i ri në Detin e Kuq pranë Jemenit

Agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thotë se ka marrë një raport për një incident të ri në Detin e Kuq pranë Jemenit.

Incidenti ndodhi 90 milje detare në juglindje të Adenit, njoftoi më parë UKMTO.

Në atë që duket të jetë një përditësim i ri, agjencia thotë se ka marrë informacione që raketa është lëshuar drejt një anijeje, duke mos treguar se kujt i takonte anija gjersa dyshohet se aktin e kanë kryer rebelët jemenas të Houthit...më shumë.

12/01/2024 17:21-Houthit japin detaje rreth sulmeve amerikano-britanike

Houthit e Jemenit lëshuan një deklaratë zyrtare pas sulmeve të mbrëmshme në pozicionet e tyre në të gjithë Jemenin.

“Armiku amerikano-britanik, si pjesë e mbështetjes së krimeve izraelite në Gaza, ka nisur një agresion brutal kundër Republikës së Jemenit me 73 sulme, duke synuar kryeqytetin Sana'a dhe qeveritë e Hodeidah, Taiz, Haxha dhe Saada”, thuhet në deklaratën e Houthi.

Ata shtojnë se pesë nga luftëtarët e tyre u vranë në sulme dhe gjashtë të tjerë u plagosën...më shumë.

12/01/2024 16:38-Cilat ishin objektivat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe?

Siç kemi raportuar, SHBA dhe Britania e Madhe goditën disa objektiva në Jemen gjatë natës në përgjigje të sulmeve të Houthive ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Ata thuhet se kanë shënjestruar pozicionet e Houthi-ve pranë qyteteve të rëndësishme të Hudaydah, Taiz dhe Sanaa.

Houthis, të cilët janë nga provinca veriperëndimore Saada, sot kontrollojnë një pjesë të madhe të Jemenit verior - duke përfshirë kryeqytetin Sanaa dhe pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq.

b8d02447 2460 44a8 9a3a 687cbb91632d

12/01/2024 16:15-Pentagoni: Sulmet ndaj Houthive nuk janë pjesë e konfliktit Izrael-Hamas

Pentagoni ka këmbëngulur se sulmet kundër objektivave Houthi në Jemen nuk janë pjesë e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.

Sekretari i shtypit, gjeneralmajor Patrick Ryder tha për CBS News se sulmet e "shënjestruara" kishin për qëllim në mënyrë specifike përçarjen e grupit rebel dhe ndalimin e sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq.

"Ju keni rebelët Houthi që po kryejnë sulme të industrisë kundër anijeve ndërkombëtare - mbi 50 vende janë prekur nga kjo, duke ndikuar në prosperitetin ekonomik të shumë kombeve. Pra, kjo nuk është pjesë e konfliktit Izrael-Hamas", deklaroi ai...më shumë.

12/01/2024 15:15-Pse Arabia Saudite po lufton në Jemen?

Kryengritja popullore e vitit 2011 në Jemen, e detyroi presidentin autoritar, Ali Abdullah Saleh, t’ia dorëzonte pushtetin zëvendësit të tij, Abdrabbuh Mansour Hadi.

Hadi u vendos në krye të një vendi të shkatërruar ekonomikisht, dhe nuk kishte fuqi të mjaftueshme politike për të sunduar ushtrinë e tij.

Houthi të mbështetur nga Irani, përfituan nga dobësia e tij, dhe në fillim të vitit 2014 morën kontrollin e veriperëndimit të vendit dhe pushtuan kryeqytetin Sanaa.

Ky veprim alarmoi Arabinë Saudite, e cila kishte frikë se Jemeni mund të bëhej “satelit” i rivalit të saj, Iranit.

Në mars të vitit 2015, Arabia Saudite dhe shtetet tjera arabe filluan një fushatë ajrore që synonte shkatërrimin e Houthi-t dhe rivendosjen e qeverisë Hadi, përpjekje kjo e cila mori mbështetje logjistike nga SHBA-ja, Britania e Madhe, dhe Franca.

Që atëherë, Houthi-t kanë sulmuar objektiva të ndryshme në Arabinë Saudite me dronë dhe raketa balistike.

Zyrtarët sauditë akuzuan Iranin për kontrabandë armësh, akuza këto të cilat nuk u pranuan nga shteti iranian.

Sipas OKB-së, bombardimet e Arabisë Saudite kanë vrarë rreth 20 mijë njerëz.

12/01/2024 15:14-Pentagoni: Sulmet në Detin e Kuq nuk janë pjesë e konfliktit Izrael-Hamas

Sekretari i shtypit të Pentagonit, gjenerali Patrick Ryder, tha se sulmet e SHBA-së në Detin e Kuq, kanë shënjestruar objekte specifike me qëllim për t’i përçarë Houthi-t.

Ryder tha se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis asaj që po ndodh në luftën Izrael-Hamas, dhe asaj që po ndodh në Detin e Kuq.

“Rebelët Houthi po kryejnë sulme kundër anijeve ndërkombëtare – mbi 50 vende janë prekur nga kjo ngjarje, e cila ka ndikuar në prosperitetin ekonomik të shumë kombeve. Pra, kjo nuk është pjesë e konfliktit Izrael-Hamas”, tha gjenerali.

Por, grupet militante Houthi kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Hamasin që nga nëntori i vitit të kaluar duke sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq me dronë, raketa, e helikopterë.

Madje, shpeshherë në mënyrë të rreme, kanë pretenduar se anijet ishin të lidhura me Izraelin.

12/01/2024 15:13-Çfarë armë posedon Houthi dhe nga i merr furnizimet?

Përpos me anije dhe helikopterë, Houthit kanë qenë të pajisur me drone ashtu edhe me raketa në sulmet e tyre të fundit në Detin e Kuq.

Mjetet ajrore pa pilot (UAV) ose të ashtuquajturat "dronët kamikazë" janë përdorur nga grupi Houthi për të sulmuar anijet amerikane dhe britanike në transportin komercial, lexo më shumë.

12/01/2024 14:43-Sunak për sulmet e Houthit: Britania e Madhe duhet të dërgojë një "sinjal të fortë" për t'i ndëshkuar sulmet e grupeve militante

Sipas kryeministrit britanik, Rishi Sunak, sulmet rebele të Houthi-t në Detin e Kuq janë të gabuara, dhe duhet të ndëshkohen.

Madje, ai theksoi nevojën e madhe për një “sinjal” nga vetë Britania e Madhe kundër grupeve militante.

Gjatë vizitës në Ukrainë, Sunak tha se Britania dhe aleatët e saj nuk do të hezitojnë të garantojnë sigurinë e transportit tregtar, dhe do të angazhohen në stabilitetin rajonal.

Ky reagim vjen pas sulmeve të fundit nga grupet rebele në Detin e Kuq, të cilat sipas kryeministrit britanik po e dëmtojnë ekonominë globale, dhe po tentojnë të përshkallëzojnë konfliktin.

12/01/2024 14:42-Houthi zotohet se do të "hakmerret" ndaj sulmeve

Një zëdhënës i grupit të Houthit ka thënë sulmet e SHBA-së dhe Britanisë ndaj caqeve tyre nuk do të kalojnë pa “ndëshkim apo hakmarrje”.

Sipas tij, gjatë natës u kryen 73 sulme në total.

Nga këto sulme, sipas raportimeve, kanë mbetur të vrarë pesë luftëtarë të grupit që mbështetet nga Irani.

Forca Ajrore e SHBA-s tha se goditi më shumë se 60 objektiva në 16 vende në Jemen, duke përfshirë "nyjet e komandës dhe kontrollit, depot e municioneve, sistemet e lëshimit, objektet e prodhimit dhe sistemet e radarëve të mbrojtjes ajrore".

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se kreu sulme në dy vende.

12/01/2024 14:33-Mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetin e Jemenit në mbështetje të grupit Houthi

Mijëra njerëz po tubohen në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a në mbështetje të Houthit pas sulmeve që kreu SHBA-ja dhe Britania e Madhe në orët e para të së premtes.

Si rrjedhojë e sulmeve, u qëlluan objektiva në këtë qytet, të cilin grupi e kontrollon nga viti 2014.

Grupi Houthi - falë Iranit - tani ka një arsenal që përfshin drone të avancuar, raketa lundrimi dhe balistike, si dhe armë kundër anijeve.

jemen

capital

12/01/2024 14:03-Sulmet ndaj grupit Houthi, vjen reagimi i Erdogan: Deti i Kuq po shndërrohet në “det me gjak”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me sulmet e SHBA-së dhe Britanisë ndaj objektivave të Houthit në Jemen.

Erdogan ka kritikuar këto sulme ndaj Houthit dhe ka akuzuar të dyja vendet po përpiqen ta shndërrojnë Detin e Kuq në një “det me gjak”, lexo më shumë.

12/01/2024 13:14-Kush janë Houthi-t?

Houthi janë një grup rebelësh islamikë shiitë me bazë në Jemenin perëndimor.

Grupi u formua në vitet 1990 si një lëvizje për të promovuar të drejtat e shiitëve Zaidi dhe fisit Houthi, nga i cili grupi mori emrin e tij, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Grupi kundërshton ndikimin e SHBA-së dhe Izraelit në Lindjen e Mesme – me sloganin e saj që përmban fjalët “vdekje Amerikës”, “vdekje Izraelit” dhe një “mallkim mbi hebrenjtë”.

Të mbështetur nga Irani dhe aleatë me grupe të tjera islamike në rajon si Hamasi dhe Hezbollahu, grupi ka akuzuar gjithashtu Arabinë Saudite për “marrëveshje” me SHBA, lexo më shumë.

12/01/2024 12:29-Çfarë dimë deri më tani për sulmet ndaj grupit Houthi?

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave Houthi në Jemen me qëllim të frenimit të sulmeve ndaj anijeve që kalojnë nëpër Detin e Kuq.

Sulmet janë mbështetur gjithashtu nga një numër aleatësh të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Raketat u lëshuan gjatë në orët e para të së premtes, duke goditur disa lokacione - me disa viktima të raportuara, lexo më shumë.

12/01/2024 11:00-Çfarë armësh përdorën amerikanët dhe britanikët kundër grupit Houthi?

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur një mori sulmesh ndaj grupit Houthi në Jemen për shkak të sulmeve që kreu grupi ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq.

Gjatë orëve të para të premtes vendet lëshuan raketa dhe bomba në objektivat e Houthit në Jemen nga ajri dhe deti.

Grupi Houthi i mbështetur nga Irani ka sulmuar vazhdimisht anijet amerikane dhe britanike të cilat i dërgonin furnizime Izraelit.

Por, çfarë dimë për armët dhe pajisjet ushtarake që SHBA-ja dhe Britania ka përdorur për të sulmuar caqet e Houthit në Jemen? Këtu është lista e këtyre armëve, lexo më shumë.

12/01/2024 10:58-Franca: Houthi mban përgjegjësi për përshkallëzimin e konfliktit në Detin e Kuq

Franca ka dënuar sulmet e Houthi-t ndaj anijeve amerikane dhe britanike në Detin e Kuq, duke iu bërë thirrje që ato të ndalojnë menjëherë.

“Me ato veprime të armatosura, Houthi-t mbajnë përgjegjësi jashtëzakonisht serioze për përshkallëzimin e konfliktit në rajon”, tha ministria e jashtme franceze.

Komandanti i përbashkët i forcave franceze në Detin e Kuq, Emmanuel Slaars, tha se forcat detare franceze po patrullojnë ujërat ku veprojnë Houthi-t për të parandaluar sulmet e mëtejshme.

Gjithashtu, Slaars njoftoi se forcat franceze mbeten “nën komandën kombëtare”, edhe pse janë duke bashkëpunuar me forcat amerikane.

Siç bëhet e ditur, tensionet janë përshkallëzuar si pasojë e sulmeve të grupeve militante të Houthi-t kundrejt anijeve amerikane dhe britanike.

12/01/2024 09:56-Pesë luftëtarë të grupit Houthi janë vrarë nga sulmet amerikane dhe britanike në Jemen, plagosen gjashtë të tjerë

Një zëdhënës i grupit Houthi ka deklaruar se pesë luftëtarë të grupit janë vrarë pas sulmeve që nisi SHBA-ja dhe Britania ndaj caqeve tyre në Jemen.

Sipas deklaratës së tyre nga sulmet janë plagosur gjashtë luftëtarë të tjerë derisa u zotuan se nuk do të kalonte situata pa ndëshkim ose hakmarrje.

Grupi Houthi do të vazhdojë të bllokojë kalimin a anijeve në Detin e Kuq dhe Detin Arabik, thuhej tutje në deklaratë.

12/01/2024 09:34-Momenti kur aeroplani britanik Typhoon godet objektivin e Houthit në Jemen – pason një shpërthim i madh

SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën mëngjesin e së premtes një mori sulmesh ndaj grupit Houthi në Jemen.

Sulmet e tyre vijnë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që kreu grupi Houthi ndaj anijeve amerikane në Detin e Kuq, lexo më shumë.

12/01/2024 08:54-Rritet çmimi i naftës pas sulmeve ndaj grupit Houthi në Jemen

Çmimet e naftës u rritën pasi forcat amerikane dhe britanike filluan sulmet ndaj rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani në Jemen, dhe pas një sërë sulmesh prej tyre në anije në Detin e Kuq, raporton Reuters.

Kjo ka nxitur shqetësimet për përhapjen e konfliktit në rajonin e pasur me naftë, lexo më shumë.

12/01/2024 08:39-Reagon Hamasi pas sulmeve të Houthit në Jemen

SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën të premten një mori sulmesh ndaj grupit Houthi në Jemen si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që kreu ky grup ndaj anijeve amerikane në Detin e Kuq.

Lidhur për këtë ka reaguar grupi palestinez Hamas, i cili dënoi ashpër sulmet ndaj caqeve të Houthit në Jemen.

“SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të mbajnë përgjegjësi për ndikimet e sulmit të tyre në sigurinë e rajonit”, thuhet në deklaratë.

12/01/2024 08:09-Pamje të sulmeve amerikane dhe britanike kundër Houthi-ve

12/01/2024 08:07-Vjen reagimi i kryeministrit britanik Rishi Sunak pas sulmeve ndaj caqeve të Houth-it në Jemen

Forcat britanike dhe amerikane kanë nisur një sulm ndaj objektivave të Houth-it në Jemen pasi grupi i mbështetur nga Irani kundërshtoi një paralajmërim për shënjestrimin e anijeve në Detin e Kuq.

Agjencia jemenase e shtypit, SABA, raportoi se sulmet ndodhën në kryeqytetin Sana'a dhe në zonat e Sa'dah, Hodeidah, Taiz dhe Dhamar, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas sulmeve, Presidenti amerikan Joe Biden tha: "Këto sulme të synuara janë një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë nuk do të tolerojnë sulme ndaj personelit tonë ose nuk do të lejojnë aktorët armiqësorë të rrezikojnë lirinë e lundrimit në një nga rrugët tregtare më kritike në botë".

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri britanik Rishi Sunak i cili gjithashtu potencoi se sulmet e Houthit nuk mund të lejohen.

"Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të mbrojë lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë. Prandaj ne kemi ndërmarrë veprime të kufizuara, të nevojshme dhe proporcionale në vetëmbrojtje", deklaroi Sunak.

12/01/2024 07:52-Sulmet amerikane dhe britanike ndaj Houthi – vjen reagimi i Iranit, Rusisë, Hezbollahut dhe Arabisë Saudite

Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet amerikane dhe britanike mbi Houthit në Jemen.

Ndërkohë kanë ardhur reagimet e Iranit, Arabisë Saudite dhe Hezbollahut.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/01/2024 07:36-Gjenerali Houthi pretendon se ‘beteja e madhe ka shpërthyer’ në Detin e Kuq

Një gjeneral Houthi ka pohuar pa dhënë prova se luftanijet amerikane dhe britanike janë goditur në Detin e Kuq.

Gjeneralmajor Abdul Salam Jahaf tha se një “betejë e madhe ka shpërthyer” në ujëra në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/01/2024 07:23-Ku janë kryer sulmet?

Sipas anëtarëve të ndryshëm Houthi dhe burimeve të tjera të dëshmitarëve okularë, sulmet janë zhvilluar nëpër qytete në Jemen.

Sana'a, Hodeidah, Taiz, Dhamar dhe rrethi Sa'dah janë goditur të gjitha, sipas këtyre burimeve - dhe janë theksuar në këtë hartë.

d111

Kujtojmë se grupi Houthi nuk kontrollon të gjithë Jemenin - me shumicën e bazës së tij të fuqisë të përqendruar në perëndim të vendit - siç tregon kjo hartë.

d2

12/01/2024 07:15-Australia ofroi mbështetje personeli në sulmet e përbashkëta kundër Houthi-ve, thotë ministri i Mbrojtjes

Ministri australian i mbrojtjes, Richard Marles, tha se Canberra ofroi mbështetje personeli për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe në sulmet e tyre të përbashkëta kundër objektivave Houthi në Jemen të enjten.

"Mbështetja e Australisë për këto veprime erdhi në formën e personelit në selinë operative", u tha Marles gazetarëve të premten.

Sulmet kanë të bëjnë me "ruajtjen e lirisë së lundrimit në det të hapur" dhe "ruajtjen e tregtisë globale", të cilat janë "plotësisht për interesin kombëtar të Australisë", tha ai.

Vendimi për të mbështetur sulmet "nuk u mor lehtë", tha ai, duke shtuar se Canberra "do të vazhdojë të mbështesë çdo veprim që pohon rendin e bazuar në rregulla globale". /Telegrafi/

12/01/2024 07:11-Houthi-t zotohen të vazhdojnë të sulmojnë anijet që shkojnë drejt Izraelit

Huthi-t do të vazhdojë të synojë anijet që shkojnë drejt Izraelit, pavarësisht nga sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ka thënë një zëdhënës.

Mohammed Abdulsalam tha se nuk kishte asnjë justifikim për sulmin në Jemen, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe nisën sulme nga ajri dhe deti kundër objektivave ushtarake Houthi në përgjigje të sulmeve të tyre të përsëritura ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Më herët këtë mëngjes, nënkryetari i Autoritetit Mediatik Houthi në Sana'a, Nasr Aldeen Amer, tha: "Një agresion brutal kundër vendit tonë, për të cilin ata [sulmuesit] do të paguajnë absolutisht dhe pa hezitim, dhe ne nuk do të tërhiqemi nga pozicioni ynë në mbështetjen e popullit palestinez, pavarësisht nga kostoja". /Telegrafi/

12/01/2024 07:05-Kush janë Houthi-t?

Houthi janë një grup rebelësh islamikë shiitë me bazë në Jemenin perëndimor.

Grupi u formua në vitet 1990 si një lëvizje për të promovuar të drejtat e shiitëve Zaidi dhe fisit Houthi, nga i cili grupi mori emrin e tij, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/01/2024 07:04-Pse Houthi-t sulmojnë anijet në Detin e Kuq?

Houthi-t kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza.

Grupi, i cili mbështet Hamasin, u zotua më 19 nëntor të synojë anijet që beson se po shkojnë drejt dhe nga Izraeli, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/01/2024 07:01-SHBA dhe Britania e Madhe kryejnë sulme kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

Ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar nisën sulme kundër objektivave të shumta në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai urdhëroi sulmet “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.