LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hajdari inspekton marketet

Ministrja Hajdari inspekton marketet

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka vizituar marketet për të parë më për së afërmi funksionimin e tregut në rrethanat e krijuara nga pandemia e Coronavirusit.

Gjatë vizitës, ajo u interesua rreth zbatimit të drejtë të urdhëresave dhe vendimeve të ministrisë dhe të institucioneve qeveritare për të bërë më funksional tregtimin e produkteve në pikat shitëse nëpër markete.

Hajdari u interesua edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen bizneset në këto rrethana. /Telegrafi/