LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Sportit, Vlora Domoshi dhe kryetari Ardian Gjini vënë gurthemelin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Gjakovë

Ministrja e Sportit, Vlora Domoshi dhe kryetari Ardian Gjini vënë gurthemelin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë edhe me Ministren e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe shumë ish-futbollistë e tifozë futbolli, sot (e enjte) e kanë vënë gurthemelin për stadiumin e ri të qytetit të Gjakovës, një projekt ky i shumëpritur për sportdashësit gjakovarë.

Në ceremoninë e këtij gurthemeli, Kryetari Gjini ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për Gjakovën, pasi kërkesa për një objekt të tillë sportiv është shumë e hershme dhe rruga për të arritur deri tek kjo ditë ka qenë shumë e vështirë.

Ai ka shtuar se stadiumi i qytetit do të jetë një vepër e rëndësishme, e cila përveç që do të ofrojë një strehë të mirë për futbollistët dhe adhuruesit e futbollit, në të njëjtën kohë do të jetë edhe një vepër e bukur arkitektonike me të cilën do të mburret Gjakova.


Nga ana tjetër, ministrja Vlora Dumoshi, ka thënë se Gjakova si qytet, por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar e meritojnë një objekt të tillë, prandaj edhe është shprehur tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund.

Ndryshe, paraprakisht, Kryetari Gjini dhe ministrja Dumoshi kanë zhvilluar edhe një takim të përbashkët, në të cilin është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin dhe përfundimin e projektit të fushave të tenisit, një tjetër projekt madhor për komunën e Gjakovës.

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Premier League
Kalo në kategori