Ministrja Dumoshi, telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu në një aksidenti me parashutë.
Duke ngushëlluar familjen, miqtë dhe federatën, ministrja ka thënë se humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.
Postimi i plotë Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu E nderuara familja Gërxhaliu, Të nderuar përfaqësues të Federatës Aeronautike të Kosovës, Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve. Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës. Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën. Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë. Sinqerisht, Vlora Dumoshi Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit





















































