LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të nxisë funksionimin e bashkësive lokale në Maqedoni

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të nxisë funksionimin e bashkësive lokale në Maqedoni

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale janë të hapura për kërkesat që dalin drejtpërdrejtë nga qytetarët për rishqyrtim të rolit dhe vendit të bashkësisë lokale në sistemin e Vetëqeverisjes Lokale, porositi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu në konferencën përfundimtare “Rrjetëzimi dhe përfaqësimi i bashkësive lokale dhe urbane – Sfidat dhe pengesat për në të ardhmen”.

“Për momentin mund të konstatohet se ka bashkësi lokale dhe urbane që funksionojnë, por secila në mënyrë të vet. Në pjesë të madhe funksionaliteti i tyre varet nga gatishmëria e komunës për ta organizuar dhe definuar mënyrën e funksionimit të tyre në statusin e komunës. Çështja është aktuale, në mënyrë indirekte i prekë të gjithë qytetarët si mundësi për adresim direkt të pyetjeve drejt pushtetit lokal, por edhe si mënyrë për inkuadrimin e tyre në zgjidhjen e tyre”, tha ministri Fazliu.

Ai paralajmëroi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të përgatisë analizë të saj, duke pasur parasysh me atë rast ekspertizën e bërë nga sektori qytetar dhe praktikat e mira nga bashkësitë lokale dhe urbane funksionale./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori