LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë ndryshon vendimin, operacionet për ndryshimin e gjinisë nuk do të bëhen në llogari të shtetit

Ministria e Shëndetësisë ndryshon vendimin, operacionet për ndryshimin e gjinisë nuk do të bëhen në llogari të shtetit

Pas reagimeve të shumta në opinion për ndryshimin e gjinisë me para të Fondit për sigurim shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë e ka ndryshuar vendimin.

Përmes një kumtese për media nga ky dikaster thonë se pjesa e operacionit për ndryshimin e gjinisë nuk do të bëhet në llogari të Fondit për sigurim shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pjesa e operacionit për të ndryshuar gjininë nuk do të bëhet në llogari të Fondit për sigurim shëndetësor dhe kjo lloj ndërhyrje nuk do të bëhet në institucione publik”, thonë nga MSH.


Filipçe: Operimet për ndërrimin e gjinisë do të paguhen nga Fondi Shëndetësor
Lexo po ashtu Filipçe: Operimet për ndërrimin e gjinisë do të paguhen nga Fondi Shëndetësor

Ata janë përgjigjur edhe për informacionet e disa mediumeve se kirurgu serb Mirosllav Gjorgjeviq, do të jetë i përfshirë në operacionet për ndryshimin e gjinisë në institucionet e Maqedonisë, duke thënë se përfshirja e tij në operacionet urologjike do të thotë kontribut për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

“Politikë e Ministrisë së Shëndetësisë është që sa më shumë shërbime të ketë për qytetarët e vendit dhe të ulet nevoja për udhëtim jashtë vendit dhe gjithsesi të angazhohen ekspertë që do të transmetojnë dijen e tyre tek mjekët e vendit”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori