LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës shpall tender për blerjen e 153 kompjuterëve

Ministria e Punës shpall tender për blerjen e 153 kompjuterëve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka shpallur tender për blerjen e 147 kompjuterëve, si dhe 6 laptopëve e ku për këtë qëllim ka paraparë të shpenzojë hiç më pak se 118 mijë euro. Hapja e ofertave për këtë proces prokurimi pritet të bëhet më 14 maj të këtij viti.

Hiç më pak se 118 mijë euro ka paraparë t’i shpenzojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) për blerjen e 147 kompjuterëve, si dhe 6 laptopëve.

Në njoftimin e publikuar në platformën online të prokurimit thuhet se operatori ekonomik që dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi të prokurimit duhet të ketë të përfunduar me sukses të paktën dy kontrata për furnizime të ngjashme në tre vjetët e shkuara nga data e publikimit të njoftimit për kontratë.


Po ashtu nga operatorët ekonomikë autoriteti kontraktues, në këtë rast Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kërkon një listë të kontratave të realizuara nga OE-ku, me të cilën specifikohen furnizimet me pajisje të TI-së në tre vjetët e shkuara, duke saktësuar produktet e furnizuara, shumën e kontratës, datën dhe pranuesit. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori