Ministria e Politikës Sociale i përgjigjet kryetarit të Komunës së Vrapçishtit: Shabani ta lexojë Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë (MPSDR) ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, i cili sot tha se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj ministrit Fatmir Limani. Nga MPSDR thonë se edhe më herët, ka njoftuar opinionin dhe banorët e fshatit Vrapçisht për veprimet e kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, se pas heqjes së kompetencave të kryetarit të Komunës në pjesën e emërimit të drejtorit të përkohshëm të institucionit dhe emërimit të drejtorit të përkohshëm nga ana e ministrisë, ai ka tërhequr mjetin transportues për shpërndarjen e ushqimit nga institucioni parashkollor (pronë e komunës), ndonëse në qershor të vitit 2021 është dhënë për përdorim për një kohë të pacaktuar, për të cilën ekziston dokument përkatës.
“Arsyet për këtë veprim të kryetarit të Komunës mbeten të panjohura dhe të pasqaruara. Meqenëse mjeti përdorej për shpërndarjen e ushqimit për 40 fëmijët që ishin të vendosur në objektin në fshatin Dobri Dol, ky veprim i len fëmijët pa ushqim. Por, absurditeti nuk ndalohen vetëm me marrjen e automjetit. Por me urdhër të komunës, objekti që është pjesë e shkollës në fshatin Dobri Dol, mbetet pa energji elektrike dhe ngrohje, ashtu si edhe një pjesë e objektit qendror në fshatin Vrapçisht, ku përgatitet ushqimi për mbi 80 fëmijë”.
“Për shkak të këtyre arsyeve, objekti në fshatin Dobri Dol është mbyllur dhe nuk është në përdorim, ndërsa një pjesë e fëmijëve dhe personelit edukativ dhe teknik janë transferuar në objektin e fshatit Vrapçisht. Ministria ka kryer mbikëqyrje mbi punën e organeve dhe kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, dhe ka vënë në dukje kalimin e kufijve të kompetencave të tyre sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve”.
“Gjatë mbikëqyrjes inspektuese të rregullt në muajin dhjetor 2024, u konstatua se Kuvendi i Komunës së Vrapçishtit kishte miratuar një Program të Posaçëm për punën e institucioneve për fëmijë për vitin 2024/2025, i cili ishte miratuar nga Këshilli i Komunës së Vrapçishtit, ndërsa Kryetari i Komunës ka miratuar aktet e Këshillit. Duke marrë parasysh këtë fakt, është e qartë se kryetari nuk i njeh nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, as aktet që miraton Këshilli i Komunës”.
“Për ta bërë tragjedinë më të madhe, kryetari ka dhënë deklarata të paqëndrueshme dhe të pabaza për përgjegjësinë penale që nuk janë të bazuara ligjërisht. Ministria e këshillon kryetarin që, në interes të zhvillimit të pandërprerë të aktiviteteve të përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve në institucionin e themeluar nga komuna që ai drejton, të lexojë nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të njihet me kompetencat e funksionit të Kryetarit të Komunës dhe Këshillit të Komunës, pasi që institucionet publike për fëmijë krijohen nga Këshilli i Komunës, dhe fondet për themelimin dhe funksionimin e institucioneve sigurohen nga themeluesi, në këtë rast Komuna e Vrapçishtit”, thonë nga MPSDR.
Gjithashtu thonë se MPSDR, në përputhje me ligjin, paguan rregullisht dhe plotësisht bllok-dotacionet, mjete të destinuara për institucionet parashkollore, me këtë rast përfshirë edhe IPKF “Pranvera”, Komuna e Vrapçishtit.
“Ministria, në interes të zgjidhjes së situatës dhe zhvillimit të pandërprerë të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve në institucionin parashkollor, ka dërguar kërkesë në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale për të kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese mbi punën e organeve të Komunës së Vrapçishtit dhe Kryetarit, në përputhje me kompetencat e tyre, dhe nëse është e nevojshme, do të marrë masa sipas dispozitave positive ligjore”, thonë nga MPSDR.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Thyhen xhamat e trenit të sapo riparuar, reagon “Trainkos”

Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 25”

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani