Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar të martën se kanë pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e një inceneratori për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se ministria që drejton në dhjetor të vitit të kaluar i kishte lëshuar pëlqimin mjedisor një kompanie për incenerator në Varosh të Ferizajt, që nënkupton djegien e rreth 100 mijë ton mbeturinave në vit.
Sipas tij, kjo është bërë pa i përfillur ligjet dhe pa konsultim me ekspertë të ambientit.
“Në maj befas na vjen një kompani dhe thotë kemi marrë pëlqim nga ju për trajtim termik të mbeturinave dhe po ashtu kemi marrë leje ndërtimore në Komunën e Ferizajt për të ndërtuar një gjenerator. Kam kuptuar që në dhjetorin e vitit që shkoi ka pasur të lëshuar pëlqim mjedisor për incenerator në Varosh të Ferizajt, që nënkupton djegien e rreth 100 mijë ton mbeturinave në vit”, ka deklaruar ministri Aliu para gazetarëve.
“Duke njohur gjeografinë e vendit e di që është vështirë me gjet një lokacion të tillë në vendin tonë, i cili nuk ka me pasur ndikim te qytetarët. Pas vizitës në terren dhe takimet me qytetarët, e kemi kuptuar se askush nga qytetarët nuk e ka ditur se aty planifikohet të ndërtohet një gjenerator. E kemi shqyrtuar edhe raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Aty thuhet se objekti është 3 mijë metra larg vendbanimeve gjë që ishte e pamundur pasi janë më pak se 700 metra”.
Ai tutje ka thënë se kanë nisur një proces të auditimit dhe janë bërë matjet gjeodezike, ku më pas kanë kuptuar se ky raport nuk ka të bëjë asgjë me realitetin.
“Kemi marrë vendim që kjo të shkojë në auditim e aty më pas dalin edhe shkelje të tjera. Fatmirësisht përfundoi si rast deri tani me pezullimin e pëlqimit mjedisor”, është shprehur Aliu.
Ndërsa, zëvendësministri Avni Zogiani ka bërë të ditur se janë shkarkuar dy komisione lidhur me këtë rast.
“Kemi kërkuar nga sekretari që të shkarkohen dy komisione; atë për pëlqime mjedisore dhe atë për leje. Tash ministria ka komisione të reja dhe ka filluar një proces më transparent. Kemi vërejtur që kurdoherë që ka në horizont një projekt që ka interesa të mëdha kemi më pak transparencë se sa në situata kur p.sh qytetarët ngrisin një problematikë për ambientin. Prandaj, kemi filluar që të punojmë me komisione të reja”, ka thënë ai.
Ndryshe, inceneratori është një impiant i djegies së mbeturinave. Në hierarkinë e trajtimit të mbeturinave, djegia është hapi i fundit pasi janë shteruar hapat e parandalimit, zvogëlimit, ripërdorimit, riciklimit dhe përdorimit për energji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?