Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takim me zyrtarët e lartë të Thesarit amerikan dhe USAID-it, Larry McDonald dhe Gretchen Birkle.
Me këtë rast, Hamza ka njoftuar zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan dhe USAID-it me progresin dhe sfidat e Kosovës në fushën e financave. Ministri Hamza gjithashtu e vlerësoj shumë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë për Kosovën në këtë rast për Thesarin dhe USAID-in Amerikan që kanë ndihmuar në shumë fusha të zhvillimit ekonomik duke përfshirë edhe asistencën e dhënë në ngritjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ngritja e kapaciteteve profesionale njerëzore në institucionet tona nuk është shpenzim por është investim në të ardhmen e mirë të ndritur të Kosovës.
Ai u shpreh i lumtur që USAID-i dhe Thesari Amerikan janë pjesë e historisë së suksesit jo vetëm të Ministrisë së Financave por edhe gjithë zhvillimit të Kosovës.
Ndërsa, zyrtarët e lartë amerikanë Larry McDonald dhe Gretchen Birkle, vlerësuan lartë zhvillimet pozitive që po ndodhin në Kosovë. Këto zhvillime nuk do të ishin të mundura pa vendimet e mëdha të marra në Ministri të Financave. Ata gjithashtu vlerësuan performancën buxhetore të Kosovës, politikën fiskale në ndihmë të biznesit, fondin për garantimin e kredive etj.
Zyrtarët e lartë amerikanë siguruan se ndihma amerikane do të vazhdoj edhe në të ardhmen në fushat të cilat do të kenë ndikim në zhvillim ekonomik të Kosovës. Po ashtu, Ministrit Hamza ju ofrua e gjithë mbështetja teknike nga Thesari Amerikan, në të gjitha format varësisht kërkesave të Ministrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës