Ministria e Ekonomisë: Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë t’i kthehen punës, çdo ditë mospune kushton rreth 50 mijë euro
![Ministria e Ekonomisë: Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë t’i kthehen punës, çdo ditë mospune kushton rreth 50 mijë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/minatoret-e-trepces-780x439.jpg)
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas protestës së minatorëve të Trepçës, dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tyre.
Ministria thotë se ka mbajtur kontakt të rregullt me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve (BpD) të NP Trepça sh.a., të cilët kanë raportuar rregullisht mbi zhvillimet në Trepçë, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi të brengosur që përkundër kërkesave të vazhdueshme të Bordit, nuk janë raportuar informatat në lidhje me organizatorët e grevës, numrin e saktë të grevistëve dhe gjendjen shëndetësore të secilit prej tyre, kohën e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe personave të tjerë në minierë”, thuhet në reagim.
Tutje, Ministria e Ekonomisë thotë se janë informuar se kërkesat e grevistëve fillimisht, më datë 24 tetor 2023, kanë qenë si vijon:
“1. ekzekutimi i pagave për muaj të bëhet nga data 1 deri me datën 10 në muajin pasues;
2. shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryesheshefit aktual dhe mos emërimi i ndonjë kryeshefi të harxhuar;
3. menaxhmenti i ardhshëm të mundësoj sigurim shëndetësor;
4. menaxhmenti i ardhshëm të siguroj mjete dhe kushte më të mira të punës.”
Ministria e Ekonomisë thekson se “sa i përket pagave për muajin shtator, Qeveria ka ndarë 1.64 milionë euro për Trepçën një ditë para se të fillonte greva, pra më 23 tetor 2023, ndërsa ndërmarrja ka ekzekutuar pjesën e mbetur të pagave më 25 tetor (një ditë pas fillimit të grevës)”.
“Pas pagesës së pagave dhe shpjegimit që është dhënë nga Bordi me kërkesa të tjera, më 25 tetor Bordi është informuar se e vetmja ankesë aktive mbetet shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeshefit.
Në lidhje me këtë, Bordi ka informuar punonjësit se vlerësimi dhe emërimi i Kryeshefit është kompetencë ekskluzive e Bordit, dhe kanë garantuar se vlerësimi i performancës i të gjithë zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes është duke u bërë në përputhje me ligjin. Ata gjithashtu kanë shprehur qëndrimin e qartë që të gjitha vendimet në lidhje me ndërmarrjen do merren vetëm në bazë të argumenteve dhe fakteve, konform rregullave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë.
Tutje, në njoftim thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ndihmojë Trepçën dhe të gjitha ndërmarrjet publike, në të mirë të zhvillimit të tyre dhe ekonomisë së vendit, përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe kushteve të punës për punonjësit.
“Përgjatë katër viteve të fundit, Qeveria e Kosovës ka mbështetur fuqishëm Trepçën, përmes subvencioneve me vlerë mbi 28 milionë euro për investime kapitale e shpenzime operative për paga e energji elektrike. Nga ana tjetër, presim ligjshmëri, bashkëpunim e përkushtim maksimal nga ndërmarrjet publike: bordet e tyre, menaxhmeti dhe punonjësit, sepse vetëm kështu mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta.
Në Prill të këtij viti, Qeveria ka miratuar në parim një kredi investive prej 20 milionë euro për Trepçën. Ne shpresojmë që kushtet për disbursim të kredisë do të plotësohen shpejt dhe për këtë jemi në bashkëpunim me ndërmarrjen dhe palët tjera. Në këtë drejtim, nga ndërmarrja presim fuqizimin e mëtejmë të kontrollit të brendshëm financiar e operativ”, vijon njoftimi.
Më tej, në komunikatë potencohet se Trepça ka një të ardhme të ndritur.
“Ne jemi të bindur që me ndihmën e Qeverisë dhe angazhimin e plotë të ndërmarrjes, Trepça ka një të ardhme të ndritur, siç e meriton ndërmarrja, minatorët, Mitrovica, e gjithë vendi. Bordi i sapo emëruar ka besimin dhe përkrahjen e plotë të Qeverisë për të mbikëqyrur efektivisht ndërmarrjen, për të marrë vendimet e duhura dhe për të zgjidhur sfidat operative e financiare.
Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë të Trepçës për bashkëpunim, dhe që ata t’i kthehen punës sa më parë sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë sukses dhe të përmbushim qëllimet tona të përbashkëta për një Trepçë më të fortë, për punonjësit e saj, për vete e për shtetin tonë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-380x233.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-380x233.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-380x233.jpg)
Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-47-780x439.jpg)
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikulli-2-1-780x439.jpg)
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re