LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë: Me kërkimin e amnistisë nuk ka drejtësi në vendin tonë

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë: Me kërkimin e amnistisë nuk ka drejtësi në vendin tonë

Nga Ministria e Drejtësisë sot deklarojnë se kusht për fillimin e bisedimeve me BE-në është miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kusht për fillimin e bisedimeve me BE-në është miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike e cila do të mundësojë drejtësi dhe sanksionim të krimit në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga atje thonë se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje për amnisti.


“Në mënyrë të prerë theksojmë se, përpjekjet e dëshpëruara dhe shpresat për gjetjen e një zgjidhje kreative sipas të cilës në ligj do të vendosej amnistia e fshehtë, nuk do ta pranojmë. Çdo insistim për mosndëshkim dhe amnisti të fshehtë do të jetë e kot”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Mickoski: Nuk ka përparime në bisedimet për PSP-në
Lexo po ashtu Mickoski: Nuk ka përparime në bisedimet për PSP-në

Nga atje thonë se drejtës mund të ketë në vend vetëm me vazhdimin e ndjekjeve të krimit dhe finalizimin e procedurave gjyqësore kundër funksionarëve të tanishëm dhe të kaluar./Telegrafi/