LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte për vitin 2018, është zgjatur deri më 13 prill 2018.

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke ua mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur pa aplikuar deri më tani. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe vlen për të gjitha masat mbështetëse për të cilat është shpallur afati për aplikim nga data 15 shkurt 2018. Për skemën e subvencioneve, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë për media.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte dhe për kriteret e përcaktuara, fermerët mund të informohen në detaje në ueb faqet e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori