Drejtori i Autoritetit të rajonit të pellgjeve lumore në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha ka arsyetuar lëshimin e lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë “Kelkos Energy”.
Ai gjatë raportimit të sotëm në Komisionin Parlamentar Hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve tha se palët kanë aplikuar në vitin 2012 për marrjen e lejen ujore.
E kjo e fundit sipas tij është më e favorshme sesa koncesioni i përbashkët me kompaninë.
“Çdo zhvillim që bëhet nga dëmtim dhe degradim të mjedisit, por kur shikohen rrethanat përvojat e vendeve të zhvilluara atëherë gjithë procesi është brenda suazave të menaxhueshme dhe kontrollueshme”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu tha se vendimi është marrë në përputhje me direktivat evropiane dhe se projektet e “Kelkos” janë projekte që do të shqyrtohen rast pas rasti.
E deputetët ngritën dyshime se lëshimi i kësaj leje mund të ketë shkelje ligjore, që të cilën e mohuan dy zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. /KP/