Ministri i Shëndetësisë në Brazil jep dorëheqje pas mospajtimeve me presidentin Bolsonaro, i dyti me radhë që nga fillimi i pandemisë

Ministri i Shëndetësisë në Brazil, Nelson Teich, dorëzoi dorëheqjen e tij të premten, pas më pak se një muaj në detyrë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Teich i cili kishte mospajtime me presidentin, Jair Bolsonaro, pritet të zhvillojë një konferencë shtypi më vonë.
Bëhet e ditur se Brazili tani ka tejkaluar Gjermaninë dhe Francën me rastet e coronavirusit, pasi më shumë se 200 mijë të prekur janë raportuar që nga e enjtja.
Ndryshe Teich është ministri i dytë i Shëndetësisë i cili dha dorëheqje gjatë kësaj pandemie të coronavirusit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































