Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për projektligjin për pushimin e lehonisë.
Reçica ka thënë se çështja e pushimit të lehonisë nuk është trajtuar asnjëherë me një ligj të veçantë, mirëpo përmes ligjit për marrëdhënie të punës.
Sipas tij, diskutimet publike në lidhje me këtë projektligj janë të hapura deri më 25 tetor, ku më pas të gjitha sugjerimet nga shoqëria civile dhe grupet e interesit do të dërgohen në Qeveri për miratim.
“Është një projektligj i cili përmban shumë risi dhe disa çështje që nuk kanë qenë fare të rregulluara. Përpara nuk ka qenë ligj i lehonave por, çështja e lehonave është trajtuar me ligjin për marrëdhënien e punës…Për herë të parë në historinë e legjislacionit e kemi nisur këtë projektligj që besoj që edhe në Qeveri dhe Parlament do të ketë përkrahje.
Nga ajo që kam marr nga organizata të ndryshme, ky projektligj është trajtuar mirë dhe po gëzon një përkrahje. Ka risi të mira pasi rregullohet çështja e gruas, e cila nuk është trajtuar sa duhet. Deri tani janë trajtuar vetëm lehonat e punësuara përmes ligjit të marrëdhënies së punës. Diskutimet publike janë hapur javën që shkoi dhe do të përfundojnë më 25 tetor. Ftoj të gjithë qytetarët, grupet e interesit etj që të qesin komente dhe sugjerime, me qëllimin e vetëm që ky projektligj të rregullohet”, ka thënë Reçica.
Reçica theksoi se në këtë projektligj do të ketë shumë risi, duke u munduar që përmes këtij projektligji të krijohet një siguri tek nënat që shkojnë në pushim të lehonisë.
“Ajo çka jemi përpjek është që gratë të ndjejnë një siguri që në momentin e shkuarjes në pushim dhe pas kthimit të 12 muajve pushim, ta kenë të siguruar vendin e punës, mos të krijohet hapësirë veçanërisht në sektorin privat, siç ka ndodhur në të kaluarën duke iu ndërprerë marrëdhënia e punës”, tha ndër të tjera ministri i MPMS, Skender Reçica. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova