LAJMI I FUNDIT:

Ministri Peci nënshkruan Programin e Pagesave Direkte – Subvencione për vitin 2022

Ministri Peci nënshkruan Programin e Pagesave Direkte – Subvencione për vitin 2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar sot Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2022, përmes të cilit do të ketë rritje të përkrahjes financiare për shumicën e kulturave bujqësore që mbështeten përmes këtij programi.

Ministri Peci ka treguar se përmes politikave bujqësore në kuadër të këtij programi, kanë ndërmarrë hapa konkret për t’ua lehtësuar fermerëve veprimtaritë bujqësore në përballje me vështirësitë e krijuara nga zhvillimet e krijuara së fundi nga rritja e çmimeve të inputeve bujqësore, farërave dhe naftës.

“Sot nënshkrova Programin për Pagesa Direkte për vitin 2022, përmes të cilit kemi adresuar politika të duhura bujqësore. Në kuadër të këtij programi, rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore i jemi kundërpërgjigjur me rritje enorme të përkrahjes për bujqit tanë. Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet, kulturat pemëtare e të tjera”, ka treguar ai.


Gjatë javës së ardhshme, ai ka treguar se do të shpalosin në detaje të gjitha masat mbështetëse në kuadër të Programit dhe Pakon gjithëpërfshirëse të veprimeve qeveritare në mbështetje të sektorit të bujqësisë.

Ndërkaq, Programi për Zhvillim Rural për vitin 2022 / Grante, do të aprovohet pas dy jave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Kalo në kategori