Për ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi mbetet ende dilemë shkarkimi i Bordit të ndërmarrjes “Trepça” dhe emërimi i bordit të ri të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje publike.
Kuçi teksa ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me gjendjen në ndërmarrjen “Trepça” dhe ndërmarrjet publike, ai tha se shkarkimi dhe emërimi në këtë ndërmarrje janë bërë në bazë të një memorandumi shpjegues.
Ndërsa sipas tij shkarkimet dhe emërimet e bordeve që janë bërë nga ish-Qeveria Kurti në ndërmarrjet tjera është konform ligjeve në fuqi.
“Në rastin e Trepçës, qartësimi i rrethanave rreth menaxhimit të paligjshmërisë dhe punësimit, qeverisja e kaluar është bazuar në veprime dhe mos veprimet e bordit mbikëqyrës duke synuar interesin dhe dëmtuar imazhin e ndërmarrjes nga bordi. Bordi mbikëqyrës ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes, si ajo gjatë shkurtit 2020, ku “Trepça” ka hapur procedura tenderimi për dhënien me qira të pronave të paluajtshme të ndërmarrjes. Përshtypja ime si ministër, dilema më e madhe është lidhur me procedurën e shkarkimit dhe emërimit e sidomos të emërimit të bordit të përkohshëm në ndërmarrjen ‘Trepça’. Është e veçantë sepse shkarkimi dhe emërimi i bordit të përkohshëm bazohen në ligjin për ndërmarrje për Trepçën si dhe ligjin për ndërmarrje publike. Dilema e mia si ministër kanë të bëjnë me bordin e Trepçës lidhur me emërimin e bordit të përkohshëm në Trepça. Për ndërmarrjet tjera për aq sa kam vërejtur, janë bërë në bazë të Ligjit për ndërmarrjet publike dhe ligjeve në fuqi”, tha ai, transmeton KP.
Shpjegime për memorandumin ka kërkuar kryesuesi i Komisionit për Ekonomi, Endrit Shala i cili tha se çdo vendim i marrë nga Bordi i “Trepçës”, i cili duhet të ketë 9 anëtarë, por që në fakt ka vetëm katër, është i kontestuar.
E për këtë memorandum Kuçi tha se ai është përpiluar nga ish-ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
“Edhe emërimet edhe shkarkimet e bordeve janë bërë një memorandumi shpjegues i bërë nga ministrja, Rozeta Hajdari”, tha ai.
I pari i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë, i cili ka një javë që ka marrë detyrën në këtë dikaster, tha se ka ndërmarrë iniciativë për shpallje të konkurseve për bordet ekzistuese në të gjitha ndërmarrjet që kanë borde të përkohshme.
“Pranë njësisë për monitorim, kam rekomanduar pezullimin e konkurseve për pozita të larta siç është kryeshefi ekzekutiv dhe të tjerat. Po ashtu, kam nisur procedurë për shpallje të bordeve të përkohshme të drejtorëve të rregullta për ndërmarrje publike. Këto janë procedurat të cilat më takojnë me ligj dhe duhet ndërmarrë“, tha ai.
Anëtari i Komisionit për Ekonomi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala i ka vlerësuar të kundërligjshme veprimet e ish-Qeverisë Kurti. Madje ai tha se si mundet një ministër të thirret për shkarkim dhe emërimet të bordeve në memorandume kur “Trepça” ka statutin dhe ligjin që e rregullon atë.
“Mbi ligjin e Trepçës nuk dominon as ligji për shoqëri aksionare e as ligji për ndërmarrje publike, veçanërisht për pika specifike si derivat i kësaj Trepça ka statutin e miratuar dhe është e paligjshme që një ministër të thirret në memorandume kur ndërmarrja ka ligj dhe statut të veçantë. Çdo orvatje e tillë është shkelje e ligjit të Trepçës dhe për ndërmarrje publike. Nuk e kam pritur këtë nga një kabinet i ri qeveritar, nuk e kam pritur një letër të tillë që është justifikim i shkeljeve të vazhdueshme që ka pasur ish-qeveria në raport me ndërmarrjet publike”, tha Shala.
Deputeti i PDK-së, nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit ka kërkuar që të krijojë trupa brenda Trepçës për ndërprerjen e veprimeve antiligjore.
“Ministria, e cila ka obligim që të ndalojë këto shkelje dhe praktikisht veprimet antiligjore që kanë ndodhur në Trepçë, ne si deputetë nuk mund të heshtim para shkeljeve ligjore. Nganjëherë heshtja është flori, nganjëherë është pajtim. Nëse mendoni se heshtja është pajtim, ju bartni barrën e përgjegjësisë juridike dhe penale për shkeljen financiare dhe evazionin në Trepçë. Kërkojmë me urgjencë të krijoni trupa brenda apo si ta vlerësoni të zbatoni ligjin e Trepçës në përpikëri, të ndërprisni të gjitha veprimet antiligjore menaxhuese në ndërmarrjen Trepça dhe në njësitë tjera të ndërmarrjeve publike”, tha ai.
E këtë diskutim e ka quajti si debat mediatik anëtari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati i cili tha se kjo mbledhje është më shumë një tentim për të hedhur baltë te qeveria e kaluar e cila ka tentuar të ndalojë keqpërdorimet.
“Të gjithë e dimë se problemet kryesore në infrastrukturën e minierave tona janë mungesa e investimeve për 20 vjet me radhë dhe abuzimi me këto ndërmarrje publike. U tha që Bordi ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv menjëherë dhe pa bërë kurrfarë analize. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo ka ndodhur pas një muaji kur është emëruar bordi. Sa i përket analizës çfarë analize më të mirë po dëshiron sesa t’i kini punëtorët në grevë duke protestuar për pagat e tyre”, tha Murati.
Ish-ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, kishte shkarkuar Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës”. Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në “Trepçë” e kishte emëruar Hysen Vrajollin në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje. Kjo është bërë një ditë pas shkarkimit të Basri Ibrahimit nga pozita e kryeshefit.
Gjatë kësaj mbledhje të komisionit për Ekonomi u miratua krijimi i grupit punues për zgjedhjen e kryesuesit të Autoritetit Rregullativ të Ujërave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje