Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, qëndroi për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ministri Berisha dhe delegacioni i Ministrisë për FSK u pritën në Ministrinë e Mbrojtjes me ceremoni ushtarake.
Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe ministres Xhaçka dhe të delegacioneve të tyre u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe shtetërore si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm në mes dy ministrive, thuhet në një komunikatë të lëshuar pas takimit..
Fillimisht, ministri Berisha e uroi ministren Xhaçka për detyrën e re duke i shprehur edhe besimin se të dy ministritë dhe dy shtetet tona do të vazhdojnë zhvillimin e marrëdhënie të shkëlqyera dhe do të intensifikojnë bashkëpunimin mes tyre në të ardhmen.
Më tej, ministri Berisha tha se karakteri i kësaj vizite ishte më tepër njoftues dhe ka për qëllim ta zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo është në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit rajonal të të gjitha vendeve të rajonit.
“Republika e Kosovës synon që të promovojë raportet e mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit. Jo vetëm për të minimizuar kërcënimet dhe rreziqet, por edhe për të tejkaluar trashëgiminë e së kaluarës, sepse në këtë rajon kemi pasur një trashëgimi jo fortë të mirë dhe shpresojmë se do të gjejmë mënyra dhe forcë qe t’i tejkalojmë të gjitha barrierat, të cilat do të rrezikojnë sigurinë e brendshme, sigurinë rajonale dhe sigurinë globale”, ka thënë Berisha.
Ministri Berisha, gjatë vizitës së tij, me theks të veçantë foli për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. “E njoftova ministren se Qeveria e Republikës së Kosovës një ndër prioritet e saj ka edhe forcimin e institucioneve të sigurisë. Në kuadër të saj është edhe transformimi i Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës”.
Në fund, ministri Berisha tha se synojnë që bashkëpunimin e mëhershëm ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes ta avancojnë edhe më tej. “Deri më tani kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer sidomos në fushën e arsimimit dhe trajnimeve, ku janë organizuar kurse të ndryshme, që nga kursi bazik deri në kursin e avancuar. Presim nga Ministria e Mbrojtjes që të kemi përkrahje dhe mbështetje për anëtarësim në iniciativa rajonale dhe integrimin në NATO, dhe besojmë që pas këtij takimi njoftues ministrja Xhaçka në agjendën e saj do të parashohë një vizitë në Kosovë, konkretisht në Ministrinë e Forcës për Sigurinë e Kosovës”.
Ndërsa, ministrja Xhaçka u shpreh se takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për ta uruar zotin Berisha për detyrën e re në krye të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. “Jam e bindur se zoti ministër, por edhe Qeveria e re e Republikës së Kosovës e drejtuar nga zoti Haradinaj do të vijojnë punën e shkëlqyer për integrimin e vendit të tyre në strukturat euro-atlantike”.
“E sigurova zotin ministër se mbështetja jonë do të vijojë të jetë konkrete dhe maksimale si në rrafshin politik ashtu edhe në atë teknik. E gjithë eksperienca e Shqipërisë në rrugën e integrimit të plotë në NATO do të vijojë të përcillet me profesionalizëm dhe me dashamirësi tek vëllezërit tanë kosovarë”.
Gjithashtu, ministrja Olta Xhaçka tha se Aleanca më e madhe ushtarake e botës, një bashkim vlerash dhe përpjekjesh në mbrojtje të jetës, lirisë dhe demokracisë së popujve të shteteve anëtare, e ka prioritet të qartë politikën e “dyerve të hapura” të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe integrimin e plotë të Ballkanit në NATO, do të thotë më shumë siguri, më shumë stabilitet, më shumë demokraci, jo vetëm për vendet anëtare, por edhe për Aleancën në tërësi. “Për më tepër integrimi është një ëndërr e përbashkët e popujve të Ballkanit, të cilët meritojnë të shpërblehen për sakrificat e tyre”.
Në fund, ajo shprehu bidnejn se Republika e Kosovës, me ndihmën e pakursyer të vendeve aleate dhe atyre partnere, në përputhje me legjislacionin e brendshëm të saj, do të realizojë shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të saj.
Ndërkaq, ministri i FSK-së zotëri Rrustem Berisha, gjeneral brigade Bashkim Jashari, shef i Inspektoratit të FSK-së, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnime, drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, z. Ibrahim Shala, këshilltari ushtarak i ministrit, kolonel Fadil Hadergjonaj dhe shefi i kabinetit të ministrit, z. Latif Leka, si dhe atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i akredituar në Tiranë, nënkolonel Enver Dugolli, zhvilluan një takim me oficerët të cilët aktualisht janë duke u shkolluar dhe specializuar në institucionet ushtarake shqiptare.
Më pas, Ministri i FSK-së, z. Berisha dhe delegacioni i FSK-së të shoqëruar nga zëvendësministri shqiptar i Mbrojtjes, z. Petro Koçi dhe oficerë të lartë shqiptarë vizituan edhe Batalionin e Forcave Speciale në Zall Herr të Tiranës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje