LAJMI I FUNDIT:

Ministri dhe komandanti i FSK-së takohen në Pentagon me gjeneralin Grass

Ministri dhe komandanti i FSK-së takohen në Pentagon me gjeneralin Grass

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i Forcës së Sigurisë(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën zyrtarisht në Pentagon nga shefi i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), gjenerali Frank Grass.

Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës me gjeneralin Grass, e ku ishte i pranishëm edhe shefi i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timothy Orr  u bisedua për marrëdhëniet Kosovë-ShBA në fushën e sigurisë, procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK), si dhe çështje e tema tjera me rëndësi nga siguria.

Demolli e njoftoi gjeneralin Grass mbi mbarëvajtjen e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për hapat, përgatitjet që janë bërë si dhe për planet për zhvillimin e saj.


Ministri Demolli shprehu gatishmërinë për transparencë të plotë me faktorët vendorë, strategjik dhe ndërkombëtarë sa i përket procesit të transformimit të FSK-së në FAK.

Nga ana e tij, gjenerali Grass, shef i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehu mbështetje për procesin dhe mbështetje për përpjekjet e institucioneve të Kosovës, për krijimin e infrastrukturës që garanton një ambienti të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës.

Në takimin e delegacionit nga Kosova në Pentagon, ishte i pranishëm edhe Atasheu i FSK-së, gjeneral brigade Xhavit Gashi, shefi i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtarë, kolonel Ilir Qeriqi, si dhe oficer e nënoficer të tjerë të Forcës së Sigurisë. /Telegrafi/

2

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori