LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqiri priti Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Ministri Beqiri priti Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Ministri Valton Beqiri priti në zyrën e tij Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Holandës, Dr. Henk Voskamp. Gjatë këtij takimi, Ministri Beqiri shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e Holandës për Kosovën në vitet para dhe pas luftës.

Ai, gjithashtu, me këtë rast theksoi nevojën e gjetjes së mundësive për një bashkëpunim më të gjithanshëm në disa nga fushat e artit e të kulturës, duke veçuar sidomos nevojën e shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhmentit kulturor.

Ministri Beqiri dhe Ambasadori Voskamp konstatuan se ekziston vullnet i dyanshëm për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sferat e ndryshme të artit, të kulturës, të sportit dhe të rinisë.