LAJMI I FUNDIT:

Minimi i dytë i masave shkëmbore, nesër do të mbyllet për dy orë segmenti Kijevë-Dollc

Minimi i dytë i masave shkëmbore, nesër do të mbyllet për dy orë segmenti Kijevë-Dollc

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten më 28 nëntor do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.

Kjo për shkak se në trasen e zgjerimit të kësaj rruge do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në ora 17:00”, thuhet në njoftim.


Ndërprerja është e obligueshme për të gjitha automjetet dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik

“Luten pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative. Organi Mbikëqyrës “ERALD-G”, menaxheret përkatës, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori