Koncesioneri bullgar ''Ministroj'' njofton se në minierën ''Zletova'' në Probishtip ka filluar gërmimi i rregullt për nxjerrje të mineraleve të plumbit dhe zinkut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin bëhet eksploatim i vazhdueshëm i xeheve nga dy vendgërmime, ndërkaq shumë shpejtë do të bëhen gërmime edhe në dy vende tjera. Kompania bën të ditur se ka për qëllim që të realizojë nxjerrjen e 200 mijë ton xehe, në nivel vjetor.


Punimet në këtë xeherore kanë filluar pas kryerjes së të gjitha procedurave teknike - administrative dhe përgatitore për fillim të papenguar të punës./Telegrafi/