Nisma rajonale e ashtuquajtur Mini-Shengeni ballkanik ka tensionuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke lënë nën hije edhe dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme të nënshkruara ndër vite mes dy shteteve.
Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që përfshijnë fusha, deri më tani nuk kanë gjetur zbatim në tërësi dhe sipas analistëve politikë në Tiranë dhe analistëve ekonomikë në Prishtinë, kjo tregon se marrëdhëniet mes dy shteteve janë në një pikë mjaft të ulët.
Opinionisti nga Tirana, Armand Shkullaku thotë se raportet mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, janë tensionuar pas takimeve që po mbahen në kuadër të nismës rajonale “Mini-Shengeni” ballkanik, por sipas tij, kjo nismë nuk është arsyeja e vërtetë që po pengon zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.
Shkullaku thotë se marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve janë në pikën zero të zbatimit, kështu që ato nuk mund të dëmtohen, pasi që nuk janë zbatuar fare.
“Marrëveshjet mes dy shteteve do të dëmtoheshin në rast se ato do të funksionin më së miri. Janë nënshkruar disa marrëveshje mes dy vendeve, por deri më tani kanë mbetur vetëm në letër. Pengohet diçka që është duke u zhvilluar jo diçka që është akoma në projekt. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në një pikë mjaft të ulët”, thotë Shkullaku.
Kosova dhe Shqipëria kanë të nënshkruara dhjetëra marrëveshje të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin dhe lehtësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i analizojnë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, në veçanti ato nga fusha e ekonomisë.
“Politika e fqinjësisë së mirë nga Tirana zyrtare duhet të fillojë nga Prishtina dhe të vazhdohet më tutje, e jo të shikohet që të shkohet me marrëveshje të reja si “Mini-Shengeni”, të cilat në fakt paraqesin privilegje për ekonominë më të madhe të Ballkanit, siç është Serbia që ka GDP-në 48 miliardë euro, që është dukshëm me e madhe se e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku”, thotë Gashi.
“Prapa idesë për “Mini-Shengenin” fshihet një union doganor i cili për herë të tretë po iniciohet nga Serbia për arsye se ky është një obstruksion që po i bëhet Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit që vendet e Ballkanit kanë nënshkruar me Bashkimin Evropian dhe ka për qëllim të krijojë hapësira të reja në Ballkan për ndikimin rus dhe aleatin kryesor të saj, Serbinë”, thotë Gashi.
Deri më tani në kuadër të nismës rajonale të njohur si Mini-Shengeni ballkanik janë mbajtur tri takime të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar, pasi që një iniciativë e tillë rajonale është kundërshtuar nga përfaqësuesit politikë në Prishtinë, përfshi ata në qeveri dhe opozitë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë iniciativë rajonale e ka quajtur të pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Me qëndrim refuzues ndaj kësaj nisme, ishte shprehur edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur në Tiranë e ka quajtur të pakuptimtë mospjesëmarrjen e Kosovës, ndërkaq në një prononcim për media pas mbylljes së takimeve me liderët e Ballkanik, Rama e ka quajtur kryeministrin e Kosovës e ka quajtur “gënjeshtar”.
“Haradinaj është një gënjeshtar dhe vazhdon të gënjejë. Nuk e di nëse e bën nga padija, por është gënjeshtar”, ka thënë Rama.
Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që është kandidat për kryeministër, përmes rrjetit social Twitter i ka reaguar kryeministrit Rama.
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin nismat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë shkon përmes Prishtinës. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne na duhet më shumë bashkëpunim e jo konfrontim”, ka shkruar Kurti.
Deklaratat e tilla të kryeministrit Rama, thotë Armand Shkullaku kanë prekur opinionin në Kosovë, për faktin, siç thotë ai, se Kosova pret që Shqipëria përpara se të bisedojë me Serbinë, Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi, do të duhej të kishte arritur një unifikim qëndrimesh me faktorin politik në Kosovë.
“Pavarësisht klimës së krijuar së fundi, sidomos pas deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri në krah të Vuçiqit për disa nga liderët politik të Kosovës, është e vërtetë se ka një tension mes Tiranës dhe Prishtinës, por nuk besoj që kjo klimë e tensionuar së fundi do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve për faktin se përpjekjet e Edi Ramës në Tiranë janë përpjekje të një lideri politik që kërkon protagonizëm në një kohë kur qeveria e tij dhe vendi (Shqipëria) ndodhet në një krizë politike”, thotë Shkullaku.
Gjuha që përdori kryeministri Edi Rama, së fundi shton Shkullaku, më tepër është tentativë e tij, për tu faktorizuar si një lider.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë që moti të qartë pozicionin e tyre në lidhje me nismën për “Mini-Schengenin’ ballkanik, përmes një komunikate ku thuhet se “ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë të jetë e suksesshme, duhet të përfshihet i gjithë rajoni, bashkë me Qeverinë e Kosovës”.
Kosova dhe Shqipëria tani e sa kohë synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar.
Ndërkohë, shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve ishin konsideruar se po iu vihen barriera pas vendosjes e taksës rrugore nga 5 euro deri në 22.5 euro në autostradën “Rruga e Kombit”, nga Qeveria e Shqipërisë. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët