Nicki Minaj është shprehur se është ndier e turpëruar nga përleshja e saj me Cardi B.

Reperja 35-vjeçare pati një zënkë fizike me kolegen e saj dhjetë vjet më të re gjatë Javës së Modës në New York.


"Atë natë isha pjesë e diçkaje shumë turpëruese, aq poshtëruese për ta bërë përballë njerëzve elitarë - nuk është fjala për të zinj apo të bardhë - njerëz që i kanë jetët e tyre bashkë", ka thënë Minaj në një bisedë për Beats 1Apple Music.\

Në një tjetër intervistë, Nicki ka theksuar se nëse Cardi vazhdon të përleshet me njerëzit mund edhe të vdesë. "Nëse i vë duart mbi njerëz të caktuar, do të vdesësh", ka thënë ajo për Queen Radio.

"Isha e poshtëruar... Nuk mund të besoja sa e turpëruar ndihesha... E bëmë veten që të dukemi shumë keq", ka shtuar më tej Minaj.

Pas zënkës, Cardi e kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku thoshte se Nicki ka thënë fjalë të këqija për të dhe se i ka kërcënuar artistët tjerë që të mos bashkëpunojnë me të.

https://twitter.com/_Post_Malome/status/1038388053381992448

"T'u drejtova një herë personalisht, t'u drejtova për të dytën herë personalisht... Por, kur e përmend fëmijën tim, zgjedh të bësh komente për mua si nënë, komenton për aftësitë e mia për t'u kujdesur për vajzën time, atëherë ndodh e papritura", kishte shkruar mes tjerash 25-vjeçarja.

Megjithatë, Minaj ka mohuar të ketë folur diçka për vajzën e saj. /Telegrafi/