Këngëtarja ka thënë për Epoka e Re se është duke punuar rreth realizimit të videoklipit të këngës “Papafingu”, me tekst të Aida Barakut dhe orkestrim të Darko Dimitrovit, me të cilën ka marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2009”.

Po ashtu, ajo është duke ia realizuar videoklipin edhe këngës “Trenat pa binarë”, me tekst të Aida Barakut dhe muzikë të Darko Dimitrovit, të cilën e këndon në duet me Shkumbin Kryeziun.


“Është shumë vështirë të realizosh dy videoklipe në këtë kohë pasi kushtojnë shumë”, është shprehur Mimoza, ndërsa ka bërë të ditur se klipet do të punohen nga produksioni “Labia” dhe pritet që të lansohen më 10 prill. /Telegrafi/