Milot Rashica me Norwichin, nuk po sheh ditë të bardha edhe pas javës së pestë në Ligën Premier, duke pësuar sërish humbje.

Rashica u paraqit nga minuta e parë, por nuk iu shkoi me Watfordin të cilët fituan në fund me rezultat 3-1.


Për Norwichin shënoi futbollisti Pukki (35') dhe për Watfordin, Dennis (17') dhe Sarr (63' e 83').

Rashica ka luajtur sot 87 minuta dhe ende nuk po e gjen as golin e parë të tij personal.

Ai kishte një rast të mirë në pjesën e dytë, por goditja e tij u ndal nga Ben Foster.

Norëich është në fund të tabelës pa pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app