LAJMI I FUNDIT:

Milionat që fitojnë modelet më të paguara gjatë vitit 2017 (Foto)

Milionat që fitojnë modelet më të paguara gjatë vitit 2017 (Foto)

Viti 2017 solli të ardhura mjaft të majme për një numër të madh modelesh me famë ndërkombëtare.

Sipas “Forbes”, Kendall Jenner është ajo që radhitet e para sipas fitimeve për fitin 2017, duke fituar plot 22 milionë dollarë brenda vitit, e cila është dyfish më e madhe se sa shuma që fitoi vitin e kaluar, e cila ishte afro 10 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Kendall Jenner (Getty Images)

Jo më keq ka mbetur edhe legjenda e modelizmit, Gisele Bundchen, e cila edhe pse e tërhequr paksa nga pasarelat viteve të fundit, ka arritur që nga fushatat reklamuese brenda vitit 2017, të sigurojë 17.5 milionë dollarë.


Gisele Bundchen (Getty Images)

Chrissy Teigen renditet e treta në listë me 13.5 milionë dollarë të siguruara për këtë vit, falë bashkëpunimeve me kompanitë: MC Donalds, Vita Coco, Smirnoff, Vogue e Glamour.

Chrissy Teigen (Getty Images)

Ndërkohë, ëngjëlli i “Victoria’s Secret”, Adriana Lima, këtë vit ka arritur të sigurojë të ardhura në vlerë 10.5 milionë dollarë.

Adriana Lima (Getty Images)

Gigi Hadid, e cila ka qenë gjithashtu njëra ndër modelet më të përfolura, këtë vit rezultoi se fitoi afro 9.5 milionë dollarë nga reklamat e saj.

Gigi Hadid (Getty Images)

Diçka më pak arriti të fitojë edhe motra e saj Bella, e cila edhe pse më e vogël, bëri mjaft bujë, duke grumbulluar të ardhura në vlerë prej gjashtë milionë dollarëve brenda një viti. /Telegrafi/

Bella Hadid (Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Kalo në kategori