Dita e madhe pothuajse ka mbërritur për Princin Harry të Britanisë dhe Meghan Markle – çifti do të martohet sot, në qytetin Windsor, shumë pranë Londrës.
Ish-aktorja amerikane konfirmoi këtë javë se babai i saj nuk do të marrë pjesë në ceremoni për shkak të shëndetit të dobët, pas disa ditë spekulimesh për pjesëmarrjen e tij.
Turistë të shumtë priten në qytet, të cilët dëshirojnë të shohin për një çast të shkurtër çiftin mbretëror.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, që nga operacione e sigurisë, tek përgatitja e ushqim dhe luleve, dita shënon kulmin e disa muaj përgatitjesh.
Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.
Rreth 100 000 persona pritet që të qëndrojnë anës rrugëve, me shpresën se do të shohin sadopak çiftin e lumtur.
600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.
Ajo që ka rënë në sy në janë forcat e shtuara të policisë. Snajperë në tarraca, ushtarë të armatosur që patrullojnë rrugët, por jo vetëm.
Mediat shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan, përcjell Telegrafi.
Kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses.
Në ndryshim nga tradita, nusja nuk do të ketë një shoqëruese nderi.
Nipi i Harry-it, Princi George dhe mbesa e tij Princesha Charlotte do të shoqërojnë nusen, së bashku me disa anëtarë të familjes së Meghan Markle.
Në kuzhinat e Kështjellës Windsor, 30 kuzhinierë do të përgatisin banketin për 600 mysafirët e dasmës.
Kjo mund të nënkuptojë disa surpriza amerikane në mes të menusë britanike.
Mijëra oficerë policie janë angazhuar në një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në vitet e fundit, paguar nga publiku – një faturë që kundërshtohet nga disa mospajtues të monarkisë.
Mbështetësit argumentojnë se martesa mund të sjellë të ardhura të mëdha nga vizitorët dhe ata që do ta ndjekin ceremoninë në bare dhe në ekranet e mëdha në të gjithë vendin.
Miliona njerëz pritet ta ndjekin ceremoninë në të gjithë globin – duke pritur të shohin një ndërthurrje të elegancës mbretërore me magjepsjen e Hollivudit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet