“Mileniumi i Tretë”, shkollë me qasje inovative dhe individuale, model për Mësimin e Bazuar në Projekte dhe aktivitete plotësuese, si: mësim plotësues, mësim shtesë, studim të pavarur, klube e projekte modulare, në funksion të zhvillimit të shprehive e shkathtësive krahas dijeve. Mësimi në klasat e ulëta zhvillohet sipas metodologjisë së mirënjohur “Hap pas hapi”, ndërsa mësimi me fëmijët e moshës 11-17 vjeçare zhvillohet me metoda bashkëkohore të mësimdhënies, “Mendimi kritik gjatë leximit dhe shkrimit”, mësimin problemor, mësimin, etj.
Gjuha angleze e gjermane mësohen nga klasa e parë, ndërsa mësimi i nivelizuar i gjuhëve e bën të dallohet nga shkollat e tjera.
Regjistroni fëmijën tuaj që tani, në Shkollën me mjedis të përshtatshëm për zhvillim maksimal fizik dhe psikik të fëmijëve; Krijim të sensit tek fëmijët për vlerësimin e tipareve pozitive, siç janë: sinqeriteti, drejtësia, vetëbesimi, guximi qytetar, respekti ndaj të tjerëve; trajtim korrekt dhe jodiskriminues të të gjithë fëmijëve dhe të prindërve; zhvillim të aftësive kreative të nxënësve dhe të aftësisë për të mësuar gjatë tërë jetës; kultivim të aftësisë drejtshkrimore në përputhje me standardet e gjuhës amtare. /Telegrafi/