Milani është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për Samu Castillejo këtë verë dhe i ka vënë lojtarit një çmim prej 10 milionë eurosh.

Sipas Calciomercato.com, anësori i Bolognas, Riccardo Orsolini dhe sulmuesi i Lille, Jonathan Ikone, janë shënjestruar si zëvendësues potencialë të spanjollit.


Për ta financuar transferimin e një futbollisti të ri ofensiv, Rossonerët kanë vendosur ta shesin Castillejon.

castillejo 2 (Foto: Instagram/samucastillejo)

Janë disa klube spanjolle, të cilat kanë filluar ta monitorojnë situatën e ish-lojtarit të Villarrealit në San Siro.

26-vjeçari nuk kishte arritur të përmbushte pritshmëritë kur u transferua në vitin 2018, megjithatë ai ka pasur më shumë hapësira nën drejtimin e Stefano Piolit.

Këtë sezon, Castillejo i ka zhvilluar 24 ndeshje në Serie A, ndërsa ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/

telegrafi sport app