LAJMI I FUNDIT:

Gattuso do të rikthehet te Milani vetëm nëse largohet Maldini

Gattuso do të rikthehet te Milani vetëm nëse largohet Maldini
Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

Marco Giampaolo do ta caktojë fatin e tij te Milani në ndeshjen ndaj Genoas që e zhvillojnë sot (e shtune) nga ora 20:45.

Trajnerit italian nuk po i ecën edhe aq mbarë te Rossonerqët, ndërsa ndeshja e sotme do ta përcaktojë fatin e tij dhe në rast të humbjes do të shkarkohet.

Sipas mediave në Itali, Gennaro Gattuso është i gatshëm që ta rimarrë drejtimin e skuadrës, mirëpo ka vendosur një kusht.


Legjenda italiane ka bërë me dije se ai do të rikthehet në krye të skuadrës vetëm nëse në klub nuk është Paolo Maldini, që mban pozitën e drejtorit teknik.

Jo vetëm Giampaolo - Maldini dhe Boban po ashtu rrezikojnë largimin nga Milani
Lexo po ashtu Jo vetëm Giampaolo - Maldini dhe Boban po ashtu rrezikojnë largimin nga Milani

Duket se dy ish-bashkëlojtarët nuk kanë raporte të mira dhe nuk dëshirojnë që të qëndrojnë së bashku në San Siro.

Emrat e tjerë në listë për zëvendësimin e Giampaolos janë Rudi Garcia, Claudio Ranieri, Massimiliano Allegri dhe Arsene Wenger, të gjithë trajnerë të lirë dhe mund ta marrin drejtimin e Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori